Flash

"Vazhdimisht kollitet dhe ndjen të përziera", familjarët e Putin të shqetësuar për shëndetin e presidentit rus

Lapsi.al 24 October 2022
"Vazhdimisht kollitet dhe ndjen të përziera",

Vazhdojnë aludimet lidhur me shëndetin e presidentit rus, Vladimir Putin. Tani mediat e huaja raportojnë se edhe familjarët e tij janë thellësisht të shqetësuar për shëndetin e tij. Dhe kjo për shkak se presidenti rus thuhet se nuk ka oreks, po kollitet vazhdimisht si dhe ndjen të përziera. Në të njëjtën kohë, thashethemet po rriten se Putini iu nënshtrua testeve mjekësore gjatë fundjavës.

Këto dy detaje po shihen nga elita ruse si "një shenjë e përkeqësimit të shpejtë të shëndetit të liderit rus. Lajmet janë bërë me dije në Telegram.

Putin shfaqet mjaft i fryrë, në trup po dhe fytyrë të fryrë, ndërsa në 1.5 vitet e fundit ka humbur 18 kilogramë. Gjatë takimit të tyre me zëvendëskryeministrin rus Dmitry Chernyshenko, Putin u kollit lehtë ndërsa fliste shumë butë. Megjithatë, takime të tilla thuhet se do të "redaktohen".

I njëjti kanal lajmesh pohoi se Putini është veçanërisht i irrituar për shkak të zhvillimit të luftës dhe thuhet se e qortoi ministrin rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu. Në fakt, në takimin e tyre të fundit, Putin dyshohet se ka bërtitur me fyerje ndaj Shoigut, ndërsa thuhet se e ka ndërprerë bisedën pasi filloi të kollitej vazhdimisht.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI