Flash

Vogue heq dorë nga bashkëpunimet me Kanye West

Lapsi.al 24 October 2022
Vogue heq dorë nga bashkëpunimet me Kanye West

Një zëdhënës i Vogue ka zbuluar së fundmi se revista nuk do të bashkëpunojë më me Kanye West.

Kryeredaktorja e Vogue, Anna Wintour ka pasur një marrëdhënie të ngushtë me reperin. Ajo e ftoi për herë të parë në Met Gala-n e saj  vjetore në vitin 2009, përpara se ta shfaqte atë dhe Kim Kardashian në kopertinën e vitin 2014.

Vetëm muajin e kaluar, Wintour modeloi  linjën  e tij të syzeve të diellit  edhe pasi ai ngacmoi publikisht Kardashian. Më pas, ajo dërgoi shokun e saj të ngushtë, Baz Luhrmann, për të filmuar pajtimin mes West dhe Gabriella Karefa-Johnson. Kanye sulmoi Gabriella pas kritikave të saj për bluzen e tij, White Lives Matter.

Por, burimet treguan se Anna ka shkëputur komunikimet me të  pasi West kërcënoi popullin hebre dhe refuzoi të kërkonte falje publike. “Anne nuk duron dot më ”,  tha një burim.  “Ajo e ka bërë shumë të qartë brenda Vogue se Kanye nuk është më pjesë e rrethit të brendshëm. Ai nuknuk do të jetë më i mirëpritur në Met Gala dhe nuk do të shfaqet në kopertinën e revistës."

Gjithashtu edhe shtëpia e modës së modës së lartë Balenciaga deklaroi  se nuk do të punojë më me artistin. “Balenciaga nuk ka më asnjë marrëdhënie dhe as plane për projekte të ardhshme në lidhje me këtë artist”, tha kompania, në një deklaratë për WWD. /Lapsi.al

 

Të këshilluara

Njihuni me (anti) heronjtë e 'Black Adam'

Pikërisht kur menduat se më në fund keni kujtuar shumicën e emrave të Skuadrës së Vetëvrasjes gjithnjë në rritje, DC shkon dhe hedh një grup të ri antiheronjsh ...

10:07

Kanye West: Do e dua gjithmonë Kim

Kanye West ka folur së fundmi për divorcin e tij me Kim Kardashian. Në një  intervistë me Pierce Morgan, reperi deklaroi se do e dojë  gjithmonë  Kardashian. ...

13:25

Rikthehet Ellen DeGeneres

Ellen DeGeneres, është rikthyer sërish në ekran. Moderatorja do të publikojë një serial të ri të shkurtër komedi. I titulluar About Time For Yourself with El...

11:55

Johnny Depp, sërish në gjyq

Johnny Depp ka nisur së fundmi një tjetër përballje ligjore. Së bashku me Jeff Beck kanë paditur Bruce Jackson, i cili i ka akuzuar për plagjiaturë për tekstin ...

11:40

Taylor Swift thyen rekord në 'Spotify'

Taylor Swift ka thyer rekord në 'Spotify. Projekti i saj, 'Midnights' është bërë albumi më i transmetuar në një ditë të vetme në historinë e Spotify. "Dhe pa...

10:13

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI