Flash

Bie Whatsapp/ Partia Demokratike krijon grup bisede në Telegram-in e Rusisë

Lapsi.al 25 October 2022
Bie Whatsapp/ Partia Demokratike krijon grup bisede në Telegram-in e

Zyra e shtypit të Partisë Demokratike ka krijuar një grup në aplikacionin "Telegram" për mediat.

Pas rënies së Whatsapp, komunikimi mes institucioneve dhe mediave është bërë më i vështirë, çka ka sjellë dhe daljen në skenë të alternativave të tjera të komunikimit më pak të përdorura se rrjeti gjigant në pronësi të Facebook.

Kështu PD ka krijuar një grup në platformën ruse për të ndarë informacionet.

Vlen për t'u theksuar se Telegram është një platfromë komunikimi e ngjashme me Whatsapp. Por, ndryshe nga Whatsapp, e cila është në pronësi të amerikanit Mark Zuckerberg, Telegram është në pronësi të miliarderit rus, Pavel Durov. Në Rusi është rrjeti më i përdorur i komunikimit. Ndërsa pronari Pavel Durov njihet në vendin e tij si "Mark Zuckergergu i Rusisë". ©LAPSI.AL 

Lexo më tej: Bie Whatsapp në rang global 

Lexo më tej: Financimet ruse/ Berisha: Do të bëjmë transparencë, përgjegjësi e Bashës 

Lexo më tej: Financimet ruse në PD, Rama: Mos u ngutni se ka akoma! 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI