Flash

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Çmime dhe argëtim në “Lojën e SDG-ve”

Lapsi.al 25 October 2022
Çmime dhe argëtim në “Lojën e SDG-ve”

Një koncert me këngëtarë dhe DJ të njohur në sheshin “Skënderbej” ditën e djeshme shënoi fillimin e Javës së Kombeve të Bashkuara në Tiranë, qëllimi i së cilës është promovimi i 17 Objektivave të Zhvillimit të Qendrueshëm, të njohura ndryshe si SDG. West Side Family, Kamela Islamaj, Dj Vin Veli festuan në shesh bashkë me qytetarët e Tiranës dhe i kënduan jetës, paqes, tolerancës, zhdukjes së varfërisë, mbrojtjes së mjedisit, etj. Të gjitha këto objektivat mbi të cilat Vodafone Albania ka krijuar edhe “Lojën e SDG-ve”, e cila u lançua nga artistët pikërisht në këtë koncert.

Falë kësaj loje, e cila është integruar në platformën My Vodafone dhe JUTH app, abonentët Vodafone mund të mësojnë më shumë për Objektivat e Zhvillimit të Qendrueshëm teksa njëkohësisht argëtohen e fitojnë shumë çmime. Loja është e ndarë me nivele ku në Nivelin 1 mund të fitohen 500 MB për t’u konsumuar brenda 24 orëve, në Nivelin 2 fitohet 1 GB për t’u konsumuar brenda 7 ditëve, kurse në Nivelin 3 fitohen dhurata simbolike nga United Nations Albania.

Vodafone Albania e ka mbështetur edhe këtë vit Javën e Kombeve të Bashkuara, si një nga kompanitë pionere që i ka përqafuar shumë herët 17 Objektivat e Zhvillimit të Qendrueshëm. Vodafone ka bërë ndër vite shumë projekte dhe investime që ndihmojnë në arritjen e këtyre objektivave.

Për të përmendur disa prej tyre... “Barazia gjinore” është Objektivi 5, një nga më të rëndësishmit për Kombet e Bashkuara dhe Vodafone ka përdorur teknologjinë për t’u ardhur në ndihmë grave viktima të dhunës në familje apo dhunës me bazë gjinore, duke krijuar aplikacionin “Brightsky”, në bashkëpunim po me një agjenci të UN, UN Women. Sa i përket Objektivit 3, “Shëndet dhe mirëqenie”, Vodafone ka investuar vazhdimisht dhe vazhdon të investojë për shëndetësinë nëpërmjet kontratës sociale. Objektivi numër 4 është ai për “Edukim cilësor” dhe ai që u intereson më shumë të rinjve, për të cilët Vodafone ka krijuar edhe platformën JUTH. Vodafone Albania ka kontribuar në arritjen e këtij objektivi, duke futur edukimin digjital të fëmijëve 12-15 vjeç, nëpërmjet projektit “Generation Next Albania”. Kurse Objektivi 7, ai për “Energji të paballueshme dhe të pastër” është një objektivat ku Vodafone ka investuar më shumë me axhendën #SwitchToGreen.

Objektivi i 17-të dhe i fundit është pikërisht ai i “Partneriteteve për objektivat” dhe Vodafone ka kontribuar edhe për këtë, kjo falë bashkëpunimeve me Kombet e Bashkuara dhe agjencitë e saj!

 

Të këshilluara

Kurti: Serbia po zgjedh autokracinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kritikoi ato që ai i quajti “raporte të ngrohta” midis Serbisë dhe Rusisë, duke thënë se Beogradi po dërgon sinjale se po z...

12:19

Qeveria e re e Serbisë betohet sot në Kuvend

Deputetët e Kuvendit të Serbisë sot do të nisin një seancë të posaçme dhe në rend dite është zgjedhja e Qeverisë së re të Serbisë, e cila për herë të tret...

10:20

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI