Flash

Goditja me kokë e Zidane, i ndikoi karrierën Domenech: “Duhet të përjashtohesha 10 vjet për atë që i thashë arbitrit”

Lapsi.al 25 October 2022
Goditja me kokë e Zidane, i ndikoi karrierën Domenech: “Duhet

Raymond Domenech nuk e harron goditjen me kokë të Zinedine Zidane ndaj Marco Materazzi në finalen e Kupës së Botës. Kur Franca e Italia u sfiduan në 2006, Domenech ishte trajner i kombëtares franceze. 70 vjecari ka netë që rikthen në memorje episodin dhe reflekton nëse mund të bënte dicka për të shmangur “katastrofën”. Francezi, në funksion të Kupës së Botës 2022, ka dhënë një intervistë të gjatë për Olé. Trajneri ka variuar mes temave të ndryshme, nga Gjermania 2006 tek Messi, deri në Katar 2022.

Domenech e nis nga goditja e famshme me kokë e Zidane. Trajneri kujton se si i ka jetuar ato momente dhe rrëfen se e mendon shpesh episodin. Nëpër mendje i shkon gjithnjë se çfarë mund të kishte bërë: “Ishte si kur binte një avion. Ajo që ndodhi ishte një katastrofë dhe vërtet nuk është e shpjegueshme. Nuk kishte probleme, skuadra ishte mirë, askush nuk e di saktësisht pse ndodhi. Dikush duhej të fliste me Zidane për të ulur presionin. Ishte ndeshja e tij e fundit, presioni ishte shumë i madh për të. Ndonjëherë zgjohem gjatë natës dhe i them vetes 'sikur të kisha folur më shumë me të më parë, për të shpjeguar se çfarë mund të ndodhte'. Por nuk mund ta imagjinoja se do të përfundonte kështu”.

Trajneri pranon se mund të kishte bërë më shumë, por gjithashtu pranon se ka fyer arbitrin: “Nëse njerëzit do të kishin dëgjuar gjithçka që i thashë arbitrit në atë moment, do të isha 10 vjet i skualifikuar. Por është historia e tij. Zidane nuk ka folur kurrë me askënd për këtë dhe nuk dëshiron. Askush nuk do ta dijë kurrë se çfarë i kaloi nëpër kokë”.

DOMENECH: “MESSI MË I MIRI. JA KUSH MUND TA FITOJË KUPËN E BOTËS"

Më pas francezi zbulon se cili, sipas tij, është lojtari më i mirë në histori: “Për mua Messi është lojtari më i jashtëzakonshëm që kam parë ndonjëherë. Ai është i aftë të bëjë gjëra që nuk janë parë më parë. Ka lojtarë që bëjnë gjëra interesante, por ai bën gjëra që nuk i kemi parë kurrë më parë. Shumë herë, kur shoh Messin duke luajtur, përpiqem të kuptoj dhe imagjinoj se çfarë mund të bëjë. E çdo herë ai bën diçka që unë nuk e kam parë. Ai është i vetmi lojtar që e bën këtë. Kështu bëri edhe Maradona, dhe më pas kaq”.

Por kush do ta fitojë Kupën e Botës 2022? Domenech beson se janë tre kombëtare kandidatë për fitoren përfundimtare. Ish-trajneri, megjithatë, ka dy preferenca: “Fatmirësisht, në Paris kemi tre lojtarë që mund të fitojnë Kupën e Botës këtë vit: Messi, Neymar dhe Mbappé. Të tre mund ta fitojnë atë. Por më i miri nga të gjithë tani është Messi. Nuk e di nëse do të kenë një ekip të aftë për ta fituar. Por nëse Messi do të fitonte Kupën e Botës, unë do të jem sidoqoftë i lumtur, edhe nëse Franca nuk fiton”.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI