Flash

Fjalimi i parë i Melonit në parlament: Të ndalim emigrantët

Lapsi.al 25 October 2022
Fjalimi i parë i Melonit në parlament: Të ndalim emigrantët

Udhëheqësja e re e ekstremit të djathtë të Italisë, Giorgia Meloni, ka përdorur fjalimin e saj të parë për deputetët për të theksuar synimin e saj për të ndaluar anijet me emigrantët që kalojnë Mesdheun.

"Ne duhet të ndalojmë nisjet e paligjshme dhe trafikimin e qenieve njerëzore," - tha ajo. Meloni përsëriti premtimin e bërë gjatë fushatës për të ndaluar anijet që shkojnë në Itali nga Afrika e Veriut.

Për vite me radhë Italia ka qenë një qendër për emigrantët e parregullt që shkojnë drejt Evropës. Më shumë se 77 mijë persona kanë bërë kalimin shumë të rrezikshëm drejt Italisë këtë vit. 45-vjeçarja që drejton partinë Vëllezërit e Italisë erdhi në pushtet në krye të një koalicioni të krahut të djathtë.

"Ne nuk synojmë në asnjë mënyrë të vëmë në dyshim të drejtën e azilit për ata që ikin nga luftërat dhe persekutimet" - i tha ajo dhomës së ulët të parlamentit. "Gjithçka që duam të bëjmë në lidhje me emigracionin është të ndalojmë trafikantët të vendosin se kush mund të hyjë në Itali."

Ajo tha se ndjente peshën e të qenit liderja e parë femër e vendit të saj. Meloni përdori fjalën angleze "underdog" për të përshkruar veten. Kështu nderoi një gamë të gjerë grash italiane që sipas saj kishin shkuar para saj për të "thyer këtë tavan të fundit prej xhami". 

Ajo u prit me ovacione dhe thirrje “Giorgia, Giorgia”. Qeveria Meloni u betua të shtunën. Më herët, ministri i ri i Brendshëm, Matteo Piantedosi, kërcënoi se do të mbyllte portet për 2 varkat e shpëtimit që transportonin qindra emigrantë, me argumentin se nuk po zbatonin rregullat. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI