Flash

Hapja e dosjeve/ Alibeaj: Viktimat e komunizmit kanë të drejtë të dinë të vërtetën

Lapsi.al 25 October 2022
Hapja e dosjeve/ Alibeaj: Viktimat e komunizmit kanë të drejtë

Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj ka mbajtur një takim me intelektualë për t’i sqaruar lidhur me amendamentin e grupit parlamentar të PD, sa i takon ligjit për hapjen e dosjeve. Alibeaj ka sqaruar se çdo qytetar ka të drejtë të kërkojë informacion, nëse nënshkruan se nuk do ta keqpërdorë atë.

“Miratimi i ligjit për hapjen e dosjeve ka mbetur pezull në shoqërinë shqiptare dhe kur ka hapësira dhe mundësi të tilla, ato duhen shfrytëzuar. Ky lloj takimi është i nevojshëm për të bërë një sarim publik për atë se çfarë përmban ligji i hapjes së dosjeve. Dosjet e sigurimit, konsiderohen sekret shtetëro. 32 vite pas rënies së regjimit komunist, aktet dhe dokumentet e prodhuara gjatë veprimtarisë së sigurimit të shtetit janë konsideruar sekret shtetëror për të cilat askush nuk kishte dijeni.

Në 2015-tën, u miratua një ligj që jepte mundësi viktimave ndaj sigurimit të shtetit, për t’u njohur me një pjesë të këtyre dosjeve. Ndërkohë që shtetasit shqiptar nuk kishin asnjë lloj mundësie të merrnin kopje të këtyre dosjeve. Grupi parlamentar i PD, që në qershor të këtij viti, filloi menjëherë punën për përgatitjen e amendamenteve përkatëse që të jepnin mundësi për aksesin ndaj dosjeve të sigurimit të shtetit. Amendamenti i parë, i referohet faktit që dosjet e sigurimit të shtetit, të mos jenë më sekret. Të mos jenë më të kyçura nëpër bodrume të errëta. Thënë ndryshe koncepti i deklasifikimit, që të mos jenë më sekret shtetëror. Çdokush tjetër ka të drejtë të paraqesë një kërkesë depozituar tek autoriteti i hapjes së dosjeve dhe të kërkojë informacion dhe kopje të dokumentave të dosjeve të sigurimit të shtetit”– u shpreh Alibeaj.

Të këshilluara

Qeveria e re e Serbisë betohet sot në Kuvend

Deputetët e Kuvendit të Serbisë sot do të nisin një seancë të posaçme dhe në rend dite është zgjedhja e Qeverisë së re të Serbisë, e cila për herë të tret...

10:20

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI