Flash

Hapja e dosjeve, Lubonja: Mekanizëm i Ramës për të mbajtur pushtetin

Lapsi.al 25 October 2022
Hapja e dosjeve, Lubonja: Mekanizëm i Ramës për të mbajtur

Analisti Fatos Lubonja dhe i burgosur politik në diktaturë tha se ligji për hapjen e dosjeve ka një problem të madh dhe krijon shqetësim për demokracinë. I ftuar këtë mbrëmje në emisionin “Open”, Lubonja tha se e sheh këtë ligj si një mekanizëm të kryeministrit Edi Rama për të mos u rrëzuar nga pushteti. Ai tha se Rama sa herë ndihet në rrezik, ndryshon ligje për të mos u mundësuar largimin nga qeveria.

Fatos Lubonja: Gjer tani kemi këtë, por vetë duke marrë parasysh që mbaron në 2022, dhe Ilir Meta në momentin në fjalë nuk ishte as president as asgjë, ka një problem, sepse ishte qytetar, dhe edhe sikur ta kishte hapur autoriteti, e mban aty. Këtu ka një intrigë politike, që e tha dhe kryeministri, që u bë sebep I.M dhe po e hapim. Pra ka s’ka Meta dosje, nuk jepet më informim për I.M ose kushdo qoftë.

Unë e shikoj këtë korrigjim në thonjëza, në vazhdën e shumë veprimeve që ka bërë Rama për të kontrolluar pushtetin. Në 2013 e fitoi pushtetin me koalicion.

Në vitin kur e ka që me koalicion siç fitoj mund të rrezikohej, prishi ligjin. Jemi në një vazhdë që për të rritur kontrollin dhe pandëshkueshmërinë nga publiku dhe për të mbajtur pushtetin me çdo kusht, shtohen mekanizma që pakësojnë mundësinë që Rama të rrëzohet nga pushteti, ky është problemi më i madh i këtij ligji.

Edhe reforma në drejtësi është bërë për këtë punë dhe ky është shqetësimi më i madh për demokracinë.

Të këshilluara

Nga nesër ndryshon moti, temperaturat ulen

Ditët e fundit Shqipëria ka qenë nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore me temperature që arrinin deri në 29 gradë C, por kjo situatë do të ndryshojë në ditët ...

19:29

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI