Flash

KPK e përjashtoi për 15 vjet nga drejtësia, KPA prish vendimin për ish-prokuroren e Shkodrës

Lapsi.al 25 October 2022
KPK e përjashtoi për 15 vjet nga drejtësia, KPA prish vendimin

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka prishur vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për ish-prokuroren e Shkodrës, Esmeralda Ndoci. Vendimi u mor nga trupi gjykuesi përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol Çomo anëtarë. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

Me 18 qershor të këtij viti, KPK vendosi ndërprerjen e vetingut për Ndocin dhe ndalimin e emërimit të saj si gjyqtare ose prokurore e çdo niveli, anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor ose e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektore e Lartë i Drejtësisë ose Prokurore e Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare. Ky vendim u ankimua nga Ndoci në KPA.

Njoftimi i plotë

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.34/2022, datë 21.07.2022, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Esmeralda Maillard (Ndoci) kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 532, datë 18.05.2022.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 4, pika 6, e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe nenin 50, germa "d" e ligjit nr. 49/2012 "Per gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative", i ndryshuar, me shumicë votash, vendosi:

1. Prishjen e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 532, datë 18.05.2022, që i përket subjektit të rivlerësimit Esmeralda Maillard (Ndoci) dhe pushimin e gjykimit të çështjes.

2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall, në Tiranë, më datë 25.10.2022.

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI