Flash

Nga nesër ndryshon moti, temperaturat ulen

Lapsi.al 25 October 2022
Nga nesër ndryshon moti, temperaturat ulen

Ditët e fundit Shqipëria ka qenë nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore me temperature që arrinin deri në 29 gradë C, por kjo situatë do të ndryshojë në ditët ne vijim. Sipas metorologes së Metoalb, Lajda Porja nga dita e nesërme dhe në vijim, do të ketë rënie të temperaturave, sidomos në zonat e thella dhe malore.

“I gjithë gadishulli i Ballkanit është nën ndikimin e një qendre të presionit të lartë atmosferik. Vijon moti i kthjellët, intervale të gjata me diell pothuajse në të gjithë ultësirën perëndimore. Orët e pasdites do të kemi shfaqen e vranësira në zonat malore, por nuk priten reshje.

Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe ditën e nesërme. Edhe nesër Shqipëria mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët. Sa i përket tablosë termike, sot minimalet janë 8 gradë në Bulqizë, maksimale mbeten të larta deri në 29 gradë. Nesër do të kemi rënie në shumë zona me dy gradë. Temperaturat priten të zbresin deri në 7 gradë në zonat e thella. Nesër e në vijim fillon moti e freskohet gradualisht, deri në fund të terrorit do afrohen edhe vlerat klimatike. Kosova dhe Maqedonia mbeten nën ndikimin e motit të qëndrueshëm. Temperaturat sot edhe nesër mbeten konstante”- tha Lajda Porja në “Breaking” në Topnews.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI