Flash

Reforma Territoriale, PD dorëzon projekt-ligjin me 97 bashki

Lapsi.al 25 October 2022
Reforma Territoriale, PD dorëzon projekt-ligjin me 97 bashki

Nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashki dorëzoi sot Projekt- Ligjin për Reformën Territoriale.

Në fjalën e tij pas dorëzimit të projektligjit ai tha se PD ka propozuar 97 bashki, teksa u shpreh se propozimi i ardhur nga pjesë tjetër e PD, nuk kishte dallim të dukshëm me propozimin e tyre, pasi dallimi ekziston në një numër të vogël bashkish, vetëm 3.

“Propozimi ynë do të ndjekë rrugën legjislative, kërkon së paku 84 vota. Ndarja të jetë me 97 bashki. Kush do që nuk e mbështete këtë ndarje nuk ka në interes të drejtat e shqiptareve. Reforma e 2014 ishte dështim. Ekziston një draft me 94 bashki. Kërkojmë lustracion pas hapjes së dosjeve”, tha Bylykbashi.

Megjithatë, ai paralajmëroi se nëse mbështeten propozime që kanë dukshëm dallim nga ai i dorëzuar sot, nuk do të gjejnë mbështetjen e PD.

“Konsultat cuan tek ky propozim, Drafti tjetër me 94 bashki ekziston. Gjetja e gjuhës së përbashkët është aty sepse parimet e kriteret që kemi përdorur, kanë prodhuar të njëjtin rezultat. Besoj që është shumë e thjeshtë që në procesin legjislativ të gjejmë një version përfundimtar.

Bashkëbiseduam me kolegët që zgjodhën shkuarjen me një projektligj të tyrin. Ndryshojnë shumë pak. Mund të gjejmë një version të përbashkët për tu dakordësuar edhe me mazhorancën sepse duhen 84 vota.

Duhet të respektojmë komunitetet. Kjo na ka cuar tek 97 bashki. Nuk mundet që ndarja territoriale nuk mund të jetë shkëmbim për vetingun apo ligj tjetër.

Ndarja nuk mund të jetë interes i ngushtë politik.

Cdo propozim që lëviz dukshëm nga propozimi nuk merr mbështetjen tonë. I shërbejmë qytetarëve jo interesave të tjera” , u shpreh Bylykbashi.

Lexo më tej: Berisha: Reforma territoriale, një nga dështimet më të mëdha në historinë e vendit 

Bylykbashi foli edhe në lidhje me ligjin e lustracionit.

“Kemi kërkuar lustracion e për të do luftojmë deri në fund. Ajo që u votua para pak netësh, nuk ka dosje sekrete kur Autoriteti ka të drejtë të hapë cdo dosje.

Asgjë që dëmton interesin e PD apo qytetarëve nuk duhet të gjejë mbështetje. Propozojmë lustracion i kriminelëve të komunizmit. Oficerët e Sigurimit dhe prokurorët e gjyqtarët që dënuan njerëz”, u shpreh Bylykbashi.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI