Flash

Rikthehen viktimat nga Covid në Shqipëri, rriten infektimet

Lapsi.al 25 October 2022
Rikthehen viktimat nga Covid në Shqipëri, rriten infektimet

Rikthehen viktimat nga Covid në Shqipëri. Në 24 orët e fundit pati 1 humbje jete. Ajo ishte një paciente 71 vjeç, nga Tirana. Në këto 24 orë janë kryer 741 testime. Rikthehen edhe rastet pozitive pasi jane identifikuar 40 qytetarë.

Ata janë shpërndarë: 17 në Tiranë, nga 4 qytetarë në Vlorë, Sarandë, Gjirokastër, 3 në Durrës, 2 në Lezhë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Fier, Lushnje, Këlcyrë, Skrapar, Gramsh.

Janë 246 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë.  Janë shëruar 35 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,831 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 25 Tetor 2022)

Raste të reja ditore 40

Të shëruar në 24 orë 35

Të shtruar në spitale 2

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 741

Testime totale 1,994,566

Raste pozitive 331,670

Raste të shëruara 327,831

Raste Aktive 246

Humbje jete 3,593

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 168

Fier 19

Vlorë 19

Berat 12

Gjirokastër 11

Durrës 7

Shkodër 5

Elbasan 3

Lezhë 3

/LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI