Flash

Rrëfehet shqiptari që i mori jetën gruas së tij rumune në Itali

Lapsi.al 25 October 2022
Rrëfehet shqiptari që i mori jetën gruas së tij rumune

Dalin detaje të reja për historinë e 49-vjeçarit shqiptar Avni Mecja. Ai u dorëzua në policinë italiane pasi u shpall në kërkim për vra*jen e bashkëshortes së tij rumune Alexandra Elena Mocanune. Tani ka vendosur të rrëfehet. Ngjarja ndodhi në banesën e tyre në Bolzano.

Mediat italiane kanë zbuluar sot dëshminë e tij, i cili pasi ka rrëfyer krimin, ka treguar edhe skenarin që bëri në mënyrë që të arratisej dhe t’i shpëtonte drejtësisë.

Pas krimit ai ka rrëfyer se është arratisur drejt Shqipërisë. Para se të largohej ka telefonuar vëllanë duke i thënë se ishte në kërkim dhe duhej të zhdukej. Ditën e djeshme, në rrethana jo shumë të qarta, ai tha se është kthyer në Itali për t’u vetëdorëzuar, duke fluturuar me avion nga Shqipëria drejt vendit fqinj.

Në prokurorinë e Bolzanos ai rrëfeu krimin. Tani ai është në burg. Mecja u largua rreth orës 3 të natës nga zyrat e prokurorisë së Bolzanos në Piazza Tribunale. Ai mbante syze dielli dhe një kapuç të zi. Ishte një marrje e gjatë në pyetje. Burri mund të ketë vrarë partneren e tij të shtunën në mbrëmje. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Nga nesër ndryshon moti, temperaturat ulen

Ditët e fundit Shqipëria ka qenë nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore me temperature që arrinin deri në 29 gradë C, por kjo situatë do të ndryshojë në ditët ...

19:29

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI