Flash

SHBA e BE kërkojnë shtyrjen e afatit për targat, Kurti nuk tërhiqet

Lapsi.al 25 October 2022
SHBA e BE kërkojnë shtyrjen e afatit për targat, Kurti nuk

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka konfirmuar se nuk do të ketë shtyrje të afatit për konvertimin e targave. Qytetarët serbë kanë kohë deri më 31 tetor t’i konvertojnë targat e tyre të lëshuara nga Serbia në ato të Republikës së Kosovës.

Në një deklaratë për mediat, pasi mori pjesë në Samitin rajonal për sigurinë, ekonominë dhe paqen në vendet e Ballkanit Perëndimor, që po mbahet në Prishtinë Kurti tha se të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë automjetet me targa të kohës së Millosheviçit, do të mund t’i konvertojnë ato në targa legale.

“Ne tashmë e kemi bërë një shtyrje të afatit më 31 korrik e kemi shtyrë afatin për një muaj. Dhe, në vend se të jetë data 1 tetor, është data 1 nëntor. Të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë automjetet me targa të kohës së Millosheviçit, do të mund t’i konvertojnë ato në targa legale e legjitime RKS”, tha ai.

Më tej ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të përkatësisë serbe që ta shfrytëzojnë kohën e mbetur për t’i konvertuar targat ilegale në "RKS".

“Fushata vazhdon, përmes mediave, takimeve me të gjithë akterët që targat RKS të shtohen e ato KM të hiqen. Ne bëjmë më të mirën e mundshme duke mos kursyer energjinë. Këto nuk janë masa kundër serbëve, por për serbët. Jemi të interesuar që të gjithë të jemi të barabartë. Nuk është as hakmarrje, as inat, e as urrejtje. Por, zbatim i ligjit. Kur aleatët e partnerët tanë na japin sugjerime ne i marrim ato shumë seriozisht dhe i analizojmë me kujdes”. Kështu vijoi deklaratën Kurti.

Lexo më tej: Ambasadori i SHBA në Kosovë: Nuk jemi të kënaqur me afatin për targat, shpresojmë se do të zgjatet 

Ka qenë SHBA dhe BE ata që kanë kërkuar shtyrjen e afatit për targat për 10 muaj. Pasi kanë thënë se nuk duan tensionim të situatës në veri.

Vendimi për targat ishte parashikuar të hynte në fuqi më 1 gusht. Por, u shty për një muaj pas incidenteve që ndodhën në veri të vendit.

Qytetarët serbë kanë kohë deri më 31 tetor t’i konvertojnë targat e tyre të lëshuara nga Serbia në ato të Republikës së Kosovës.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI