Flash

Ten Hag i jep fund dënimit të Cristiano Ronaldo: portugezi kthehet në stërvitje me ekipin e parë

Lapsi.al 25 October 2022
Ten Hag i jep fund dënimit të Cristiano Ronaldo: portugezi kthehet

Mbyllet çështja Cristiano Ronaldo te Manchester United. Kampioni portugez u rikthye në stërvitje me ekipin e parë, pasi vendosi paqen me teknikun Ten Hag. CR7 mori pjesë sot në seancën me shokët e tij të skuadrës në Carrington dhe është në garë për të luajtur kundër Sheriff Tiraspol. Portugezi mund të kthehet në fushë në Europa League, në Old Trafford, të enjten mbrëma. Ronaldo, që përfundoi jashtë skuadrës dhe mungoi kundër Chelsea, u detyrua të stërvitej i vetëm. Gjithashtu Ronaldo u gjobit për refuzimin e hyrjes në fushë në fund të sfidës kundër Tottenham. Gjest që CR7 e pasoi edhe me largimin nga pankina para bilbilit të fundit.

Qetësia (të paktën tani për tani) është rikthyer mes Ronaldo dhe Ten Hag. Marrëdhënia e stuhishme mes tyre kulmoi, javën e kaluar, me gjestin flagrant të CR7 në ndeshjen kundër Tottenhamit. Sot të dy janë takuar në qendrën stërvitore. Portugezi me sa duket ka kërkuar falje dhe gjithçka është zgjidhur për të mirën e skuadrës.

Lexo më tej: Manchester United dënon gjestin plateal të CR7: Ronaldo jashtë skuadre, nuk grumbullohet për Chelsea

Më shumë se një paqe, historia ka konturet e një armëpushimi. E sigurt është se Ronaldo në janar do të bëjë gjithçka për të ndryshuar ambjent. E këtë herë tekniku holandez nuk do ta kundërshtojë shitjen. Problemi është se, për momentin, për kampionin 37-vjeçar nuk ka asnjë ofertë. Përveç ligave ekzotike, hipoteza që nuk e ngacmojnë shumë 'mbretin' e Champions League.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI