Flash

28 ministri, votohet qeveria e re në Serbi

Lapsi.al 26 October 2022
28 ministri, votohet qeveria e re në Serbi

Parlamenti i Serbisë ka votuar të mërkurën për Qeverinë e re, e cila do të ketë prioritet investimet në infrastrukturën e energjisë dhe anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Kabineti i ri do të ketë në krye Ana Bërnabiçin, e cila ka pasur rolin e kryeministres edhe në dy qeveritë e kaluara.

Qeveria e re do të ketë 28 ministra, kryesisht nga Partia Progresive Serbe dhe Socialistët.

Për Qeverinë e re kanë votuar 157 deputetë, nga 250 sa janë në total.

Deputetet e opozitës kanë votuar kundër kabinetit të ri qeveritar, duke thënë se Qeveria e re është shumë e madhe dhe e shtrenjtë.

Gjatë adresimit të saj, Bërnabiç ka thënë se Qeveria e re planifikon të investojë 12 miliardë euro në projekte të energjisë, duke përfshirë gazsjellës dhe tubacione nafte, si dhe që të rrisë kapacitetet e prodhimit të energjisë.

Ajo ka thënë se Bashkimi Evropian përbën “destinacion strategjik” për Serbinë.

Në exposenë e saj, Bërnabiç ka thënë se Serbia mbetet e përkushtuar për dialog me Kosovën, mirëpo “para marrëveshjeve të reja për normalizim, duhet të miratohen plotësisht të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel”.

Kosova dhe Serbia kanë nisur negociatat për normalizimin e marrëdhënieve më 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Procesi i negociatave pritet të përfundojë me marrëveshje ligjërisht të detyrueshme.

Ndonëse Kosova deklaron se kjo marrëveshje duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë, Serbia nuk pranon, duke insistuar në “zgjidhje kompromisi”.

Serbia ka mbajtur zgjedhjet parlamentare më 3 prill.

Rezultat përfundimtare janë bërë publike më 5 korrik, për shkak të përsëritjes së procesit zgjedhor në jug të Serbisë.

Të këshilluara

Vetëm 31 raste të reja me Covid në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rre...

17:43

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI