Flash

Ambasadori britanik: Në listën tonë “non grata” edhe biznesmenë

Lapsi.al 26 October 2022
Ambasadori britanik: Në listën tonë “non grata” edhe

Ambasadori britanik, Alastair King-Smith thotë se ka një listë të gjatë të personave shqiptarë të shpallur non-grata nga vendi i tij. Megjithatë ai këmbënguli se emrat nuk mund të zbulohen. Në një intervistë në News 24, diplomati britanik tha se mes këtyre emrave nuk janë vetëm politikanë, mund të përfshihen biznesmenë, ose të tjerë që nuk janë të lidhur drejtpërdrejt me një parti politike.

“Ne nuk e specifikojmë numrin e individëve kur bëhet fjalë për veprimet për veprimet përçarëse të emigracionit. Por ajo që mund t’ju them, është se ne kemi një qasje të ekuilibruar. Kjo nuk ka për qëllim një grup individësh apo një parti politike, por mund të përfshijë politikanë. Mund të përfshijë edhe një biznesmen.

Mund të përfshijë të tjerë që nuk janë të lidhur drejtpërdrejt me një parti politike. Por gjëja e rëndësishme është të përqendrohemi në mënyrën se si këto masa mund të ndihmojnë në sigurimin e përgjegjësisë dhe përfundimin e mosndëshkimit për krimin dhe korrupsionin, por edhe të veprojnë si një pengesë, shpresojmë, për të ardhmen” – tha ambasadori britanik.

LEXO EDHE: “Non Grata” nga Britania/ Berisha: Akt korruptiv i ambasadorit

“Ata mund t’i përkasin çdo kategorie. Nga biznesi te politikanët. Mund të jenë të tjerë. Kriteri është ai i atyre që nuk konsiderohen më të dobishëm për të mirën publike të popullit britanik dhe që për këtë arsye nuk janë më në gjendje të udhëtojnë në Mbretërinë e Bashkuar” – shtoi King-Smith.

“Ne nuk zbulojmë emra apo numra. E jona është një qasje e ekuilibruar ndaj këtyre gjërave. Kjo nuk është një qasje e drejtuar ndaj një grupi njerëzish apo një partie politike dhe ne do të vazhdojmë të ndjekim këtë qasje të balancuar, jo vetëm për Shqipërinë. Është diçka që ne po e aplikojmë më gjerësisht në të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe globalisht dhe kjo do të rritet.

Këta mekanizma përgjegjësie, si për sa i përket veprimeve përçarëse ndaj imigracionit, ashtu edhe për sa i përket sanksioneve globale kundër korrupsionit dhe masave të tjera, janë një politikë e fortë e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar. Dhe ne shpresojmë të shohim më shumë nga këto veprime në të ardhmen” – tha ambasadori.

Deri tani dihet se në listën non grata të Britanisë së Madhe është ish-kryeministri Sali Berisha. Ai e zbuloi vetë përfshirjen në këtë listë. Berisha e ka quajtur këtë vendim një akt korruptiv ku ka përfshirë ambasadorin britanik, kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun Veliaj. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Tiranë, zhduket pa gjurmë 27-vjeçari

Policia e kryeqytetit ka nisur kërkimet për një të ri i cili është denoncuar si i humbur nga familjarët. Bëhet e ditur se të martën babai i të riut ka denoncuar...

17:14

Plagoset me thikë një person në Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit S. N., 27 vjeç,...

17:12

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI