Flash

Berisha zbardh marrëveshjen me Metën për zgjedhjet

Lapsi.al 26 October 2022
Berisha zbardh marrëveshjen me Metën për zgjedhjet

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për takimin me kryetarin e Partisë së Lirisë dhe bashkëpunimin për zgjedhjet lokale. Në një intervistë për A2CNN, Berisha tha se nuk diskutuan për emra konkretë, por vetëm për modalitetet. Ndërsa për aleatët e tjerë, Berisha tha se ka nisur diskutimet që edhe ata të përfshihen në këtë proces.

“U diskutua për aleancën. Natyrisht do jetë marrëveshja ajo që do përcaktojë modalitetet e kryetarëve të bashkisë dhe kryetarëve të këshillit. Çfarë përcakton kjo marrëveshje? Modalitetet e garës elektorale për zgjedhjet vendore. Sinqerisht nuk kemi diskutuar emrat sot. Ajo që ka rëndësi kapitale, zoti Meta deklaroi se pranon plotësisht primaret. Shprehu interes që forcat të sjellin referendumin dhe primaret në Shqipëri” - tha Berisha.

Ai u pyet edhe garën për Bashkinë e Tiranës ku deri tani janë përfolur: Belind Këlliçi, Ilir Alimehmeti dhe Gert Bogdani.

“I përgëzoj të gjithë ata që marrin vendimin për të garuar për kryeqytetin. Ata janë kandidatura të pakrahasueshme. Një person që sot personifikon më shumë se çdo gjë tjetër, hajdutin e parë të kryeqytetit. Vlerësimi im është maksimal për të tre.

Me Metën nuk kemi diskutuar për kandidatura. Ilir Meta ka mbështetur plotësisht primaret. Është e një rëndësie të madhe për mua. Gjithçka do të diskutohet së bashku me aleatët. Edhe me Idrizin do negociojmë, edhe me Shehin do negociojmë” – tha kreu i PD-së. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Vetëm 31 raste të reja me Covid në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rre...

17:43

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI