Flash

Blinken: E kemi paralajmëruar drejtpërdrejt Putinin për përdorimin e armëve bërthamore

Lapsi.al 26 October 2022
Blinken: E kemi paralajmëruar drejtpërdrejt Putinin për

Pasojat për çdo përdorim të një arme bërthamore i janë përcjellë drejtpërdrejt presidentit rus Vladimir Putin, ka thënë Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken.

“Ne gjithashtu kemi komunikuar drejtpërdrejt dhe shumë qartë me rusët, Presidentin Putin për pasojat”, tha kryediplomati amerikan në një event të Bloomberg.

Blinken nuk tregoi se kush dhe si ia komunikoi Putinit. Zyrtarët në administratën e presidentit amerikan Joe Biden kanë thënë se Moska është paralajmëruar në nivelet më të larta për përdorimin e armëve bërthamore në luftën e Rusisë kundër Ukrainës, por vërejtja e Blinken është pranimi i parë i qartë se mesazhi i është komunikuar vetë Putinit.

Blinken përsëriti se Shtetet e Bashkuara po ndjekin me shumë kujdes goditjet bërthamore të Kremlinit, por nuk ka parë ndonjë arsye për të ndryshuar qëndrimin bërthamor.

Ai tha se pretendimi i fundit i Rusisë se Ukraina po shqyrton përdorimin e një bombe të pistë është një tjetër trillim dhe diçka që është gjithashtu kulmi i papërgjegjshmërisë që vjen nga një fuqi bërthamore, shkruan CNN.

“Arsyeja pse ky pretendim i veçantë na shqetëson është sepse Rusia ka një histori të projektimit, që do të thotë, duke akuzuar të tjerët për të bërë diçka që ata vetë e kanë bërë ose po mendojnë ta bëjnë”, tha Blinken.

Ai tha se SHBA-ja gjithashtu ka komunikuar drejtpërdrejt me rusët për përpjekjen për të përdorur këtë pretendim të rremë si pretekst për çdo lloj përshkallëzimi.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI