Flash

Fenwick refuzimi që e bëri të humbasë… tetë milionë euro: “Diego donte të më jepte fanellën, por nuk pranova”

Lapsi.al 26 October 2022
Fenwick refuzimi që e bëri të humbasë… tetë

E quajnë “fanella prej tetë milionë euro” ose më saktë shtatë milionë paund. Fanella që Diego Armando Maradona veshi në ndeshjen kundër Anglisë në Kupën e Botës 1986, doli në ankand disa muaj më parë. Rezultati për shitjen e fanellës së Dorës së Zotit i kaloi të gjitha pritshmëritë. Lajm i shkëlqyeshëm për Steve Hodge, mesfushorin e Tre Luanëve që ndërroi fanellën me Diez. Ai megjithatë duhej ta fshihte në dhomat e zhveshjes sepse e dinte shumë mirë që shokët e skuadrës...do ta grisnin. Por më keq se të gjithë duhet të ndihet Terry Fenwick. Tani mund të ishte shumë i pasur, por në atë kohë ishte tepër i dëshpëruar për të kuptuar rëndësinë e trashëgimisë që iu ofrua.

MBROJTËSI

E ka shpjeguar vetë ish-futbollisti në një libër të quajtur “Historia e fanellës shtatë milionë paund”. Fenwick në ato 90 minuta ishte (ose më mirë akoma, duhej të ishte) engjëlli mbrojtës i Maradonës. Anglezi ishte caktuar për ta ndjekur argjentinasin nëpër fushë dhe në fund Maradona iu vetëofrua për t'i dhënë fanellën e tij.

KËMBIMI

“Maradona u kthye drejt meje në fund të ndeshjes për të ndërruar fanellat, por unë isha copë-copë. Isha i zemëruar dhe i demoralizuar. Ne kishim dalë nga Botërori me një gol të shënuar me dorë”. E në fund, shkëmbimi ... i shekullit u bë nga Hodge, i cili 35 vjet më vonë fitoi një shumë kolosale me ankandin e fanellës. “Hodgie ka thënë herë të panumërta se nuk do ta shiste kurrë. Ishte një trashëgimi nga momenti më i diskutueshëm në historinë e futbollit”. Një trashëgimi që Fenwick i tha jo për hir të vendit të tij. “Sigurisht, do të kisha dashur të kisha përfituar prej tij, por e vendosa Anglinë dhe futbollin përpara përfitimit personal”. Por ajo që mbetet... është se ai kurrë nuk do t'i shohë ato shtatë milionë paund!

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI