Flash

Gjykata vendos kundër Agron Shehajt/ A duhet të habitet njeri?

Lapsi.al 26 October 2022
Gjykata vendos kundër Agron Shehajt/ A duhet të habitet njeri?

Saga e hidh-e-pritjeve të Edi Ramës me Agron Shehajt vazhdon, dhe për habinë e askujt, avantazhin e ka Rama.

Deputeti i opozitës njoftoi sot në rrjetet sociale se Gjykata vendosi kundër tij, ose siç thotë ai, në favor të Edi Ramës.

Shehaj zbuloi se Gjykata Administrative e Tiranës ka vendosur që biznesi i tij të vazhdohet të mbahet i bllokuar.

"Gjykata sapo vendosi në favor të Edi Ramës. Në këtë vend kur verdiktin e jep kryeministri, nuk ka asnjë njeri tjetër që ta kundërshtojë atë. Ky ishte një gjyq farsë ku Policia fiton pa paraqitur asnjë provë, urdhër apo akt para gjykatës". Kështu shkruan Shehaj në Facebook, ndërsa në TikTok mesazhin e jep me zë dhe figurë edhe më të detajuar.

Për t'iu rikthyer argumentit që ngritëm se askush nuk duhet të habitet që Agron Shehajt ia mbyllën qepenin forcërisht, le të kujtojmë si nisi përplasja publike Rama-Shehaj dhe çfarë detajesh u bënë publike në media.

Edi Rama deklaroi publikisht se bisnesi është në një godinë pa leje. Godina që nuk i takon Agron Shehajt, por e marrë me qera nga kompania e tij, ka një leje ndërtimi të firmosur nga Erion Veliaj. Pra, Rama ka gënjyer. Qiramarësi nuk ka përgjegjësi, por i takon organeve shtetërore të kontollojnë paligjshmëritë. Me ç'duket autoritetet u kujtuan të ndëshkojnë pronarin e godinës kur aty hyri një deputet i opozitës.

Lexo më tej: Rama sulmon biznesin e Agron Shehajt, si qëndron e vërteta? 

Edhe nëse presupozojmë se qëllimi për bllokimin e godinës ka qenë qelibar, por hallin e qiramarrësit kush e mban? A janë koshient autoritetet se në atë godinë kishte 200 punonjës që prej fillimit të muajit kanë ndërprerë punën sepse policia ja bllokoi beftas ambientin?

Duke llogaritur gjithçka, dhe duke kuptuar se autoritetet nuk e respektojnë biznesin "We Web Developers", as nuk kujdesen ta vazhdojnë kontratën me këtë biznes qeramarrës, a mund të themi se qëllimi i bllokimit të godinës pa paralajmërim ishte legjitim?

Faktet provojnë diçka tjetër. E duke qenë se deputeti Shehaj ka nxjerrë dokumenta se biznesi i tij nuk është urdhëruar të bllokohet nga Prokuroria (shiko këtu), dhe se punimet në godinë kanë qenë me leje (shiko këtu), legjitimiteti i ofensivës së Ramës shkërmoqet.

Dhe së fundmi, për t'i vënë kapakun të gjithës kësaj, vjen edhe një vendim i Gjykatës së Administrative të Tiranës. Me një drejtësi të pavarur, duke marrë parasysh të gjithë këto fakte, a do mbahej një biznes i bllokuar indefinitivisht?

Kur kujtojmë se drejtësia e re vjetërohet dhe plaket sapo përmenden inceneratorët e koncesionet e shëndetësisë, kur harta e gjykatave riformatohet sipas vullnetit të qeverisë, e kur patericë i bëhet ambasadorja me deklaratat pompoze për "heronj fëmijësh", përfundimi që arrijmë për rastin e Agron Shehajt është mëse i qartë.

Nëse je zë i zellshëm kundër qeverisë, qepenat do të të mbahen të mbyllur, me apo pa të drejtë. Drejtësia kthehet në zgjatim të pushtetit. ©Lapsi.al 

 

Të këshilluara

Tiranë, zhduket pa gjurmë 27-vjeçari

Policia e kryeqytetit ka nisur kërkimet për një të ri i cili është denoncuar si i humbur nga familjarët. Bëhet e ditur se të martën babai i të riut ka denoncuar...

17:14

Plagoset me thikë një person në Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit S. N., 27 vjeç,...

17:12

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI