Flash

I dehur, përplasi Lamborghinin me një pemë: ish-lojtari i Romës, Bruno Peres, i pafajshëm pas 4 vjetësh

Lapsi.al 26 October 2022
I dehur, përplasi Lamborghinin me një pemë: ish-lojtari i

Ish-futbollisti brazilian i Romës, Bruno Peres, u shpall i pafajshëm për aksidentin e katër viteve më parë. Gjykatësi monokratik i kryeqytetit "për zbehtësi të veçantë të faktit", vendosi në lidhje me incidentin që e pa Peres protagonist në shkurt 2018. Lojtari u aksidentua në zonën Terme di Caracalla, sipas asaj që raporton Leggo.

Rreth orës 5 të mëngjesit të 5 shkurtit, katër vjet më parë, mbrojtësi i krahut humbi kontrollin e Lamborghinit dhe u përplas me një pemë. Lojtarit iu hoq patenta pasi rezultoi pozitiv në testin e alkoolit me një normë rreth 1.90. Asnjë person tjetër nuk u përfshi në aksident, por Peres u denoncua për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur.

Lexo më tej: FOTO/ Roma në moment të vështirë, Bruno Peres feston ditëlindjen mes kërcimeve e dollive, pa maskë

Shfajësimi vjen pak ditë pas vdekjes së Francesco Valdiserrit i përplasur nga një makinë. Mjeti drejtohej nga një grua, me nivel të lartë alkooli. 18-vjeçari ishte në trotuar në castin e aksidentit. Një epilog tragjik por me të njëjtën dinamikë si ai i aksidentit të Peres. Sjellje të paligjshme që duhet të dënohen në emër të sigurisë, pavarësisht nëse është rrëzuar një pemë dhe jo një jetë njerëzore.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI