Flash

Kanye West humb statusin e miliarderit

Lapsi.al 26 October 2022
Kanye West humb statusin e miliarderit

Kanye West ka humbur statusin e miliarderit tani që Adidas ka ndërprerë partneritetin me të.

“Adidas nuk toleron antisemitizmin dhe çdo lloj tjetër të gjuhës së urrejtjes”, tha kompania në një deklaratë.

“Veprimet e fundit të Ye-së kanë qenë të papranueshme dhe të rrezikshme. Ato shkelin vlerat e kompanisë për diversitetin, përfshirjen, respektin reciprok dhe drejtësinë.”

Marrëveshja me kompaninë përbënte 1.5 miliardë dollarë të vlerës neto të Wes. Pa të, ai vlerësohet në 400 milionë dollarë, sipas Forbes. Reperi punoi me Adidas që nga viti 2013 në linjën e tij të atleteve Yeezy. Gap, Balenciaga dhe Vogue gjithashtu kanë ndërprerë bashkëpunimet e tyre me të.

Vendimi i Adidasi jep fund një polemike disajavore në të cilën këngëtari "All of the Lights", ka bërë deklarata antisemitike.

“Mund të them ofendime dhe Adidas nuk mund të më heqë mua”, tha West në podcastin “Drink Champs” në fillim të këtij muaji. Kanye kritikoi gjithashtu  "median hebraike"pasi ai postoi një pamje të mesazheve të tij me tekst me Diddy, në të cilat reperi shkruante: "Kjo nuk është një lojë. Unë ju përdor si shembull për t'i treguar popullit hebre që askush nuk mund të më kërcënojë apo të ndikojë tek unë."/Lapsi.al

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2022/10/25/adidas-nderpret-bashkepunimin-me-kanye-ndalohet-prodhimi-i-yeezy/

 

 

Të këshilluara

Kate Middleton e preferuara e britanikëve

Kate Middleton me sa duket sundon zemrat e britanikëve, pasi Princesha e Uellsit la pas Mbretëreshën Consort dhe Meghan Markle në një sondazh kombëtar për fusha...

10:27

Kjo video e Kat Perry bëhet virale (VIDEO)

Një video shqetësuese po qarkullon në internet, ku shihet këngëtarja Katy Perry duke u përballur me një lloj problemi me syrin e saj të djathtë, teksa performon...

16:28

Kim Kardashian vijon sulmin ndaj Kanye West

Kim Kardashian theu heshtjen pasi ish-bashkëshorti i saj Kanye West bëri disa komente antisemitike në rrjetet sociale dhe në intervista. Siç pritej, Kim mbajti ...

15:40

Camille Vasquez braktis Kanye West

Avokatët e divorcit të Kante West kanë hequr dorë nga puna për reperin për shkak të protestave të tij të vazhdueshme antisemitike. Reperi është braktisur edh...

14:57

'Life of Pi', së shpejti në 'Broadway'

'Life of Pi' do të mbërrijë në Broadway në mars. Shkruar nga Lolita Chakrabarti dhe drejtuar nga Max Webster, shfaqja do të hapet në Teatrin Gerald Schoenfel...

14:17

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI