Flash

Kardhiq-Delvinë/ Sonila Qato e pandehur për shpërdorim detyre

Lapsi.al 26 October 2022
Kardhiq-Delvinë/ Sonila Qato e pandehur për shpërdorim detyre

Ish-drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato, është zyrtarisht e pandehur nga SPAK për ndërtimin e rrugës Kardhiq-Delvinë.

Prokuroria e Posaçme i komunikoi akuzën e “shpërdorimit të detyrës” për hetimet që po zhvillohen për tenderin e ndërtimit të rrugës Kardhiq-Delvinë, raporton Klan Neës.

Sonila Qato u paraqit në SPAK paraditen e sotme e shoqëruar nga avokati i saj. Aty iu komunikua akuza.

Sonila Qato u paraqit në SPAK edhe në fillim të muajit tetor. Ajo ishte thirrur për të dhënë deklarime.

Hetimet ndaj Qatos po zhvillohen për shkak të kallëzimit që është bërë nga një kompani ndërtimi dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit për abuzime me tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë.

Sipas KLSH, ka dyshimet që me tenderin e kësaj rruge ka abuzime në vlerën 5 milionë Euro. Ndërsa në kallëzimin e kompanisë, kjo e fundit pretendon se është skualifikuar nga gara për tenderin në mënyrë të padrejtë dhe në shkelje të ligjit.

Rruga Kardhiq - Delvinë është shoqëruar prej kohësh me akuza. Ato varionin kryesisht rreth zvarritjes së punimeve dhe abuzimeve me paratë e investuara në rrugë.

Lexo më tej: Thirret në SPAK ish-drejtoresha e ARRSH-së, Qato 

Lexo më tej: Rruga Kardhiq-Delvinë, KLSH kallëzon penalisht ish-drejtoreshën e ARRSH 

Lexo më tej: Këngë e valle për “rrugët e florinjta”, Kardhiq-Delvinë më e shtrenjtë se autostradat me shumë korsi në Dubai (INVESTIGIMI) 

Të këshilluara

Meta: Paketa fiskale, tentativë fashiste

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka denoncuar si tentativë fashiste të qeverisë paketën fiskale. Në një konferencë për mediat, Meta tha se kërcënimi i kryemi...

12:12

Emërohet drejtori i ri i Postës Shqiptare

Ardit Demiri do të jetë drejtori i ri i përgjithshëm i Postës Shqiptare. Pas disa muajsh nga shkarkimi nga detyra e Ervin Bushatit, vjen emërimi i ri nga kryemi...

14:02

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI