Flash

Meta: PD partia më e madhe, i takojnë kandidatët për bashkitë

Lapsi.al 26 October 2022
Meta: PD partia më e madhe, i takojnë kandidatët për

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi tha se Partia e Lirisë nuk do ketë kandidat për bashkinë e Tiranës pasi për kryeqytetin dhe disa qytete të mëdha është përgjegjësi e PD si partia më e madhe opozitare.

Sipas Metës, ka ikur koha kur kandidatet zgjidhen me zarfe.

“Marrëveshja jonë që tashmë është e përfunduar është një marrëveshje që i intereson të gjithë shqiptarëve. Primare dhe referendum. Firmat tona mbi një marrëveshje të tillë japin siguri të plotë në rivendojen e pluralizmit rendit dhe heqjen dorë nga kandidatët e bashkive që caktoheshin me zarfa. Tani i vendosin simpatizantët dhe anëtarët në mënyrë transparente. Angazhimi i PD dhe PL për të ekzekutuar përfundimisht, një herë e përgjithmonë vullnetin e popullit shqiptar që është që nga 98 në Kushtetutë e që është bërë i pamundur deri tani përmes një ligji që bllokon referendumet. 

Nuk e di a do ketë kandidat nga Partia e Lirisë për Bashkinë e Tiranës. Sepse deri tani askush nga PL nuk më ka paraqitur kërkesën. Nëse ka dikush dëshirë patjetër. Por, kjo është një përgjegjësi për sa i takon Tiranës dhe disa qyteteve te tjera kryesore që i takon PD si partia më e madhe opozitare. Dhe, besoj se të gjithë në PL ndajmë këtë pikëpamje". Kështu u shpreh Meta.

Lexo më tej: Meta-Ramës: Do ia fus projektligjet aty ku i shijojnë 

Lexo më tej: Meta: Paketa fiskale, tentativë fashiste 

Lexo më tej: Vendoset data e zgjedhjeve, votimet për bashkitë në 14 Maj 

Lexo më tej: Meta: Primare të përbashkëta me Partinë Demokratike 

Të këshilluara

Meta: Paketa fiskale, tentativë fashiste

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka denoncuar si tentativë fashiste të qeverisë paketën fiskale. Në një konferencë për mediat, Meta tha se kërcënimi i kryemi...

12:12

Emërohet drejtori i ri i Postës Shqiptare

Ardit Demiri do të jetë drejtori i ri i përgjithshëm i Postës Shqiptare. Pas disa muajsh nga shkarkimi nga detyra e Ervin Bushatit, vjen emërimi i ri nga kryemi...

14:02

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI