Flash

Modul i njëjtë, emra të ndryshëm: Xhixha, rasti i jetës kundër Arabisë Saudite

Lapsi.al 26 October 2022
Modul i njëjtë, emra të ndryshëm: Xhixha, rasti i jetës

Në orën 16.30 me orën lokale, Shqipëria do të zbresë në fushë në Abu Dhabi për të sfiduar Arabinë Saudite. Një miqësore “e fshehtë” ashtu si kanë dashur me ngulm sauditët, për të mos zbuluar asgjë përpara Botërorit. Por nëse kamerat nuk mund të filmojnë lojtarët në fushë dhe veprimet e tyre, sytë e teknikut Edoardo Reja mezi presin të shohin në aksion lojtarët më të spikatur të Superiores. Hadroji, Xhixha e Marku të vëzhguarit kryesorë.

Reja nuk ka ndërmend të ndryshojë sistem loje, duke i besuar 3-5-2 të famshëm, por ka interest ë shohë interpretuesit e roleve. Italiani e ka vëmendjen të përqendruar mbi të gjithë tek dy lojtarë: Hadroji e Marku. Do të jetë absolutisht shansi i jetës për Redon Xhixhën, golashënuesi më i mirë i kampionatit.

FORMACIONI

Sipas informacioneve që vijnë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, vend ku do të zhvillohet ndeshja, tekniku 77-vjeçar e ka ideuar formacionin. Gentian Selmani do të jetë në portë, pasi ka fituar dualizmin me Kastratin. Në krahë Albion Marku i Teutës në të djathtë e Andi Hadroji i Partizanit në të majtë do të jenë nën vazhgimin e teknikut Reja. Qendra pastaj ka kapitenin e Vllaznisë Gurishta, me Bitrin e Partizanit e Turkajn e Laçit. Në qendër të mesfushës do të zbresë Arbnor Muçolli që luan me Vejle në Danimarkë. Repartin e kompletojnë Ardit Deliu i Tiranës dhe Esat Mala i Vllaznisë. Për sulmin, Skuka duhet të presë me lojën në vazhdim, sepse qendërsulmues do të jetë Cikalleshi. Në krah të tij do të jetë sulmuesi i Tiranës Redon Xhixha.

Në këtë ndeshje do të ketë mundësi për të gjithë, sepse për këtë arsye është negociuar numri i ndërrimeve pa limit. Një shans që të gjithë ata që italiani ka grumbulluar duhet të përfitojë nga rasti ta kapin. Kjo ndeshje mund të shërbyejë si trampolinë për të qenë edhe më tej mes të përzgjedhurve.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI