Flash

Plani franko-gjerman, Albin Kurti: Jemi të interesuar të bëhet sa më parë marrëveshja me Serbinë

Lapsi.al 26 October 2022
Plani franko-gjerman, Albin Kurti: Jemi të interesuar të bëhet sa

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është në një fazë të re, teksa trysnia ndërkombëtare është shtuar për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare.

Në qendër të vëmendjes është një plan i propozuar nga Franca dhe Gjermania, që publikisht ka marrë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, por për të cilin dihen pak hollësi.

Kryeministri Albin Kurti në një prononcim për RTV Dukagjinin ka thënë se janë duke u përgatitur për takimin e 3 nëntorit që do të mbahet në Gjermani i cili sipas tij synim ka rifuqizimin e Procesit të Berlinit.

“Ky është përkushtimi ynë kryesor”, shtoi kryeministri duke thënë se për marrëveshjen përfundimtare duhen takime tjera për çka ai është i gatshëm.

I pyetur për propozimin franko-gjerman, Kurti nuk ka dashur të përgjigjet në mënyrë direkte, derisa ka shtuar se janë të gatshëm për të diskutuar për kornizën e një marrëveshjeje përfundimtare.

“Sa i përket takimeve për kornizën e përgjithshme të marrëveshjes së ardhshme, ai është një proces i ndarë dhe kurdo që konsiderojnë se ne duhet të ftohemi për një takim të tillë në kemi shprehur kaherë gatishmërinë tonë”, deklaroi Kurti.

I pari i qeverisë thotë se Serbisë nuk i konvenon marrëveshja përfundimtare, derisa Kosova është që ajo të bëhet sa më parë.

“Është Beogradi ai që ka konsideruar se është për hapa të vegjël dhe jo për kornizën e përgjithshme. Neve na intereson korniza e përgjithshme e cila është për normalizim të plotë me njohjen reciproke në qendër. Ne jemi të interesuar që sa më parë të bëhet ajo marrëveshje, por nuk varet vetëm prej neve”, deklaroi Kurti./Telegrafi/

Të këshilluara

28 ministri, votohet qeveria e re në Serbi

Parlamenti i Serbisë ka votuar të mërkurën për Qeverinë e re, e cila do të ketë prioritet investimet në infrastrukturën e energjisë dhe anëtarësimin në Bashkimi...

18:56

Vetëm 31 raste të reja me Covid në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rre...

17:43

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI