Flash

Punonjësit e Twitter, kundër Elon Musk

Lapsi.al 26 October 2022
Punonjësit e Twitter, kundër Elon Musk

Punonjësit e Twitter i kanë shkruar një letër të hapur Elon Musk. Ata kanë protestuar ndaj lajmit se ai do të  pushojë 75 për qind të kompanisë.

Letra  ende nuk është publikuar, por  ka qarkulluar rreth stafit të Twitter.“Plani i Elon Musk për të pushuar nga puna 75% të punonjësve të Twitter do të dëmtojë aftësinë e Twitter për t'i shërbyer bisedës publike. Pra, “një kërcënim i kësaj shkalle është i pamatur, minon besimin e përdoruesve dhe klientëve tanë në platformën tonë dhe është një akt transparent i frikësimit të punëtorëve”, thuhet në të.

Në një listë kërkesash, punonjësit kërkojnë që CEO i Tesla të mos diskriminojë bazuar në bindjet politike. “Ne kërkojmë që të trajtohemi me dinjitet. Të mos trajtohemi si pengje në një lojë të luajtur nga miliarderët”. Twitter ka pushuar tashmë 30 për qind të ekipit të tij të rekrutimit, si dhe dy drejtues të profilit të lartë,

Musk ka sugjeruar se blerja e Twitter është hapi i parë në krijimin e një "aplikacioni për gjithçka" që  e quan X. Ai do  mund të modelohet sipas WeChat të Kinës. Ai ka lënë të kuptohet gjithashtu se platforma do të mbrojë fjalën e lirë. Ajo  do të lejojë kthimin e përdoruesve të ndaluar si Donald Trump. Llogaria e tij  bllokua pas kryengritjes së 6 janarit nga mbështetësit e tij. Oferta prej 44 miliardë dollarësh e miliarderit për të blerë Twitter pritet të përfundojë deri në fund të muajit./Lapsi.al

Marrë nga: Independent

Të këshilluara

Plani i Elon Musk për 'Twitter'

Elon Musk thuhet se planifikon të shkurtojë fuqinë punëtore të Twitter  nëse marrëveshja e tij për të blerë kompaninë përfundon. Musk u tha investitorëve të ...

13:01

Kanye West blen aplikacionin "Parler"

Kanye West ka blerë së fundmi aplikacionin "Parler" i cili u ndalua nga Apple dhe Google. “Në një botë ku opinionet konservatore konsiderohen të diskutueshme...

12:20

Rikthehet trendi i vetullave të holla

Nicola Peltz i pëlqen të eksperimentojë kur bëhet fjalë për pamjen e saj. Dhe së fundmi duket se ka eksperimentuar me trendin e vetullave super të holla. Edhe p...

15:27

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI