Flash

Vula e PD-së/ Berisha: Ndërhyri Yuri Kim, gjyqtarja shiti veten

Lapsi.al 26 October 2022
Vula e PD-së/ Berisha: Ndërhyri Yuri Kim, gjyqtarja shiti veten

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar çështjen e padisë në gjykatë për vulën e partisë. Në një intervistë në A2 CNN, akuzoi gjykatësen Emona Muçi se shiti veten, në konceptin profesional, për ata që dorëzuan padinë. Berisha shkoi edhe më tej duke thënë se ambasadorja amerikane Yuri Kim ka ndikuar te gjyqtarja.

“Ata që shpresojnë te Edi Rama, shpresojnë te Edi Rama dhe ajo është zgjidhja e tyre. Të mendosh se gjyqtarja Muçi shiti, në konceptin profesional, veten e vet për ata që dorëzuan padinë. Ajo u urdhërua të marrë atë vendim nga Edi Rama. Siç kam denoncuar dhe siç e ka pohuar edhe vetë zonja Kim, nëpërmjet Erion Veliajt, të cilit i kërkoi të bëjë gjithçka për të shpallur palë ata që nuk ishin palë. Veliaj kontrollonte vetingun e gjykatëses Muçi. Kjo është një nga aferat më korruptive”, - u shpreh Berisha.

Ai u shpreh se Enkelejd Alibeaj është i pretenduar për kryetar, por nuk është votuar prej askujt, duke e cilësuar atë si thjesht një deputet demokrat. Berisha komentoi edhe çështjen e miratimit të ligjit të dosjeve me votat e deputetëve të grupimit Alibeaj. Sipas Berishës, ky është ligji më i keq i votuar deri më sot për hapjen e dosjeve. Ai akuzoi Ramën se drejton Autoritetin e Dosjeve. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Tiranë, zhduket pa gjurmë 27-vjeçari

Policia e kryeqytetit ka nisur kërkimet për një të ri i cili është denoncuar si i humbur nga familjarët. Bëhet e ditur se të martën babai i të riut ka denoncuar...

17:14

Plagoset me thikë një person në Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit S. N., 27 vjeç,...

17:12

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI