Flash

Zgjedhjet lokale/ Berisha dhe Meta firmosin nesër marrëveshjen

Lapsi.al 26 October 2022
Zgjedhjet lokale/ Berisha dhe Meta firmosin nesër marrëveshjen

Konkretizohet marrëveshja e bashkëpunimit mes Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Kryedemorkati Sali Berisha dhe ish-presidenti Ilir Meta janë takuar këtë të mërkurë në selinë blu, ku u diskutua mbi primaret dhe koordinimin e aksionit opozitar.

Berisha e Meta konfirmuan marrëveshjen e nesër pritet firmosja e saj.

Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë do të nënshkruajnë këtë të enjte marrëveshjen e bashkëpunimit per zgjedhjet lokale të 14 majit dhe aksionin opozitar.

Kryetari i PD, Sali Berisha priti në një takim 30 minutësh në seli, shefin e PL, Ilir Meta. Në një deklaratë për mediat pas takimit, Berisha foli për konkretizimin e marrëveshjes mes tyre.

Kjo u konfirmua edhe nga kreu i PL menjëherë pas takimit. Si dhe në konferencën që zhvilloi më me mediat, Ilir Meta. Ai deklaroi se PL do të bëjë propozime në ato zona ku ka kandidatë potencial. Ata më pas do ti bashkohen primareve të PD

Shefi i PL, zbardhi edhe propozimin konkret që i ka bër Berishës për Këshillin Bashkiak, duke theksuar se ky institucion do tu kthehet qyetetarëve.

Lexo më tej: Meta: PD partia më e madhe, i takojnë kandidatët për bashkitë 

Lexo më tej: Meta: Primare të përbashkëta me Partinë Demokratike 

Të këshilluara

Meta: Paketa fiskale, tentativë fashiste

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka denoncuar si tentativë fashiste të qeverisë paketën fiskale. Në një konferencë për mediat, Meta tha se kërcënimi i kryemi...

12:12

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI