Flash

Firmosja e marrëveshjes PD-PL, Ilir Meta: Absolutisht historike, jam i bindur në fitore!

Lapsi.al 27 October 2022
Firmosja e marrëveshjes PD-PL, Ilir Meta: Absolutisht historike, jam i

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka folur para mediave, në një konferencë për gazetarët, pas firmosjes së marrëveshjes me Partinë Demokratike për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Ai tha se kjo marrëveshje është histroike dhe se është i bindur për fitoren në zgjedhjet e 14 majit. Ilir Meta: Doja të shprehja kënaqësinë më të madhe për arritjen e kësaj marrëveshjeje me PD, të cilën do ta konsideroja me bindje të plotë historike, është marrëveshja më parimore që i shërben demokracisë, pasi është një marrëveshje që na angazhon fuqimisht si PD e PL, në drejtim të garantimit të demokracisë direkte.

Referendumi, primaret, transparenca, llogaridhënia, do të bëjnë plotësisht të mundur që të kemi një herë e përgjithmonë një sovran që ka mjete për të mbajtur nën kontroll ata që u delegon pushtetin dhe të cilën abuzojnë me të.

Si kryetari i PL shpreh kënaqësinë që angazhim madhore që unë dhe PL ka marrë në mbrëmjen e 25 korrikut, sot merr mbështetje nga PD, sa i takon ushtrimit të të drejtës kushtetuese të referendumeve në nivel lokal e kombëtar. Shpreh bindje për fitore, në Tiranë në radhë të parë dhe në të gjithë vendin.

 

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI