Flash

Kapet sasi drogash të forta në Durrës, pranga 32-vjeçarit

Lapsi.al 27 October 2022
Kapet sasi drogash të forta në Durrës, pranga 32-vjeçarit

Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi është kapur me sasi drogash të forta në Durrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte Saimir Zotkaj, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan lëndë të dyshuar narkotike heroinë dhe kokainë, të ndarë në doza, gati për shitje në lokalet e qytetit.

Në vijim të operacionit “October”, u ushtrua kontroll edhe në banesën e të arrestuarit, ku u gjetën dhe u sekuestruan 92 gr lëndë e dyshuar narkotike heroinë, 170 gr lëndë e dyshuar narkotike kokainë, një peshore elektronike, automjeti që drejtonte i arrestuari, si dhe 800 euro, të dyshuara të përfituara nga veprimtaritë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Njoftimi i policisë

Durrës/Sekuestrohen sasi drogash të forta, heroinë e kokainë, të ndara në doza, gati për shitje, si dhe një shumë parash e përfituar nga tregtimi i tyre.

Finalizohet nga Forca e Posaçme Operacionale e DVP Durrës, operacioni policor i koduar “October”. Evidentohet dhe goditet një rast i veprimtarive kriminale të prodhimit dhe tregtimit të lëndëve narkotike.

Vihet në pranga 32-vjeçari, i cili mbante doza heroine dhe kokaine, në automjet dhe sasi të tjera të këtyre lëndëve narkotike, në banesë.

Shërbimet e Policisë së Durrësit, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme, me fokus evidentimin dhe goditjen e aktiviteteve kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe mbështetur nga inteligjenca informative, finalizuan operacionin policor të koduar “October”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

-S. Z., 32 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte 32-vjeçari, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan lëndë të dyshuar narkotike heroinë dhe kokainë, të ndarë në doza, gati për shitje në lokalet e qytetit. Në vijim të operacionit “October”, u ushtrua kontroll edhe në banesën e të arrestuarit, ku u gjetën dhe u sekuestruan 92 gr lëndë e dyshuar narkotike heroinë, 170 gr lëndë e dyshuar narkotike kokainë, një peshore elektronike, automjeti që drejtonte i arrestuari, si dhe 800 euro, të dyshuara të përfituara nga veprimtaritë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI