Flash

Pedagogët nuk tërhiqen: Në universitete do të vijojë bojkoti i pjesshëm!

Lapsi.al 27 October 2022
Pedagogët nuk tërhiqen: Në universitete do të vijojë

Është zhvilluar ditën e sotme protesta e pedagogëve. Kreu i Sindikatës ka bërë me dije se bojkoti i pjesshëm do të vijojë në universitete. Në një deklaratë për mediat ai shprehet se kërkesat e profesoratit janë minimaliste.

“Jemi në fazën kur ministria e arsimit ka sjellë një përgjigje, një pjesë prej tyre mendojmë se do të jenë të zgjidhshme sepse kanë qenë vetëm pengesa të neglizhencës dhe moszbatimit të ligjit, ndërsa problemi kryesor për rritjen e financimit për arsimin e lartë, këto dy elemente nuk kanë marrë rrugën e zgjidhjes.

Edhe 8% që mendon qeveria që mund të ezaurohet nga universitetet, deri tani vetëm një universitet ka dhënë përgjigje sa kanë mundësi, por vetëm për një vit.

Ndërkohë vijojmë me kërkesën që duhet që këtë vit të ketë rritje, dhe të vijojë më pas në fazë e pagave që janë në rajone.

Insistojmë me kërkesat tona, do të vazhdojmë presionin që dhe parlamentin ta bindim për një ndryshim të projekt buxhetit.

Kjo javë mbyllet me bojkot, dimë që disa nga fakultetet janë shprehur se do të mbledhin asambletë, bëjmë thirrje dhe asambleve të tjera të mblidhen dhe të marrin një pendim sesi do të shkojë.

Sot e nesër vijon bojkoti, do të marrim vendim ditën e premte për vijueshmërinë, por deri sa të marrin rrugë kërkesat tona, do të vijojmë me bojkotin”, tha ai.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI