Flash

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Sejko: Inflacioni arriti në 8%, niveli më i lartë i arritur që prej vitit 1998

Lapsi.al 27 October 2022
Sejko: Inflacioni arriti në 8%, niveli më i lartë i arritur

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka mbajtur fjalën e tij në konferencën vjetore të Bankës së Shqipërisë. Sejko bëri me dije se inflacioni në vendin tonë gjatë 3 mujorit të tretë të këtij viti arriti në 8%. Kjo sipas tij, është norma më e lartë e arritur që prej vitit 1998.

Më tej, Sejko tha se Banka e Shqipërisë e ka idenifikuar nivelin e lartë të inflacionit si rrezikun primar për rritjen e qendrueshme e afatgjatë të vendit dhe kohezionin social. Për këtë arsye , sipas tij Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë normalizim gradual të politikës monetare.

Fjala e Sejkos:

“Inflacioni në Shqipëri shënoi rritje të shpejtë në 2022 duke arritur në 8% gjatë 3 mujorit të tretë. Ky është niveli më i lartë i regjistruar që nga 1998. Ndonëse inflacioni i ulët nën konstanten rajonale e evropiane dhe çmimet e rregulluara te energjisë për familjet baza e inflacionit ka ardhur në rritje dhe zgjerim. Pjesa më e madhe e artikujve të shportës shfaqin një normë inflaciooni ndjeshëm mbi objektivin tonë 3%. Artikujt e shportës me normë më të lartë inflacioni nuk janë vetëm mallra e shërbime me origjinë importi. Por dhe produkte që vlerën e shtuar e gjenerojnë në vend. Për qeveritë tensioni ekonomik e social që sjell inflacioni mbi shtreasat më të varfra atrikulohet në kërkesa të shtuara për mbështetje fiskale.

Plotësimi i këtyre kërkesave bëhet problematik. Kjo për sa kohë financat publike janë nën presioni e pasigruisë per të ardhmen dhe të kostove të rritura të financimit të borxhit.Politika monetare mbetet e ndërgjegjshme për balancën delikate për kontrollin e inflacionit dhe zbutjes së luhatjes ekonomike. Për tregjet e ndërmjetësin fianciar nivelet e larta te inflacionit tentojnë të shoqërohen me rritje të pasigurisë dhe rishikim të strategjive të tyre të zhvillimit. Për familjet e bizneset inflacioni i lartë përbën një sfidë për kostot e jetesës e biznesit.

Po ashtu sfidë afatgjatë mbi planet e tyre financiare dhe të biznesit. BSH e ka idenifikuar nivelin e lartë të inflacionit si rrezikun primar për rritjen e qendrueshme e afatgjatë të vendit e për kohezion social. Për këtë arsye kemi ndërmarrë normalizim gradual të politikës monetare. Është rritur 4 herë norma bazë e interesit gjatë 2022 në 2.25%. Masë e domosdoshme për ruajtjen e ekuilibrave financiarë të vendit”-tha Sejko.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI