Flash

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Shkatërrohet grupi krim1nal shqiptaro-italian, arrestohen 24 persona

Lapsi.al 27 October 2022
Shkatërrohet grupi krim1nal shqiptaro-italian, arrestohen 24 persona

Një operacion i madh antidrogë është zhvilluar në Itali. Si rrjedhojë është shkatërruar një grup kriminal shqiptaro-italian. Në pranga kanë rënë 24 persona, 15 në burg dhe 9 në arrest shtëpie. Mediat italiane bëjnë me dije se grupi kishte lidhje me organizatën mafioze të njohur, “Ndrangheta”, dhe se zhvillonte aktivitetin e tij në provincën e Reggio-s. Hetimet kishin nisur prej vitit 2019-të pasi dyshohej se “Ndragheta” në bashkëpunim me bandat shqiptare dhe ato braziliane po zhvillonte një trafik ndërkombëtar droge. Ata kalonin sasi të mëdha kokaine të cilat shpërndaheshin në Europë.

Policia zbuloi se organizata kishte mundur të sillte ngarkesa të mëdha kokaine nga Brazili, të magazinuara në Zvicër. Ato do të transportoheshin më pas në Lombardi. Më pas ato do të shiteshin tek persona të identifikuar, përfshirë një subjekt shqiptar me precedentë të mëparshëm kriminal. Sipas mediave italiane rrjeti lidhej me organizata të ndryshme që kishin bazat e tyre operacionale në Shqipëri dhe Brazil.

Hetimi zbuloi se organizata kriminale prodhonte vetë sasi të mëdha kanabis indica. Ata kujdeseshin edhe për proceset e mëpasshme të përpunimit. Po ashtu gjatë aktivitetit ka rezultuar se të dyshuarit, për të diversifikuar dhe intensifikuar lulëzimin e aktivitetit të paligjshëm, kanë kryer kultivimin e marijuanës në një zonë rurale të Bashkisë Candidon (QR) në të cilën ndodheshin.

Ekipi kriminal ka menaxhuar gjithashtu një aktivitet të konsoliduar të klasifikimit të drogës nëpërmjet përdorimit të korrierëve specialë, gjithmonë të gatshëm për të furnizuar “sheshet e marrëveshjeve”, duke vepruar midis territoreve kalabreze dhe siciliane. Për këtë operacion u mobilizuar 200 efektivë policie.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI