Flash

Shkeljet për "Kardhiq-Delvinë"/ SPAK merr nën hetim 10 persona

Lapsi.al 27 October 2022
Shkeljet për "Kardhiq-Delvinë"/ SPAK merr nën hetim 10

Dhjetë persona janë marrë nën hetim nga SPAK, mes tyre ish drejtuesja e ARRSH Sonila Qato. Prokuroria e Posaçme ka gjetur elementë të veprës penale shpërdorim detyre shkeljes së barazisë në tendera. Hetimi vijon për lotin e 7-të të rrugës Kardhiq-Delvinë. Fillimisht ishte KLSH që zbuloi shkeljet dhe referoi materialet.

Të pandehur nga SPAK janë Sonila Qato, Elona Godgo, Simon Prendi, Arbër Troka, Ariana Hasani, Erdit Salillari dhe Almir Hoxhaj. Ndërkohë nën hetim janë edhe Nikollaq Mihali, Miranda Shkurti, Admir Pahumi.

Ish-drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar Sonila Qato është marrë zyrtarisht e pendehur nga prokuroria e posaçmë. Paraditen e së mërkurës, Qatos iu komunikua akuza e “Shkeljes së barazisë në tendera” në lidhje me tenderin e ndërtimit të rrugës Kardhiq-Delvinë.

Më herët janë marrë nën hetim edhe anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Hetimet kanë nisur pasi një nga kompanitë që garoi për të fituar tenderin e ndërtimit të rrugës Kardhiq-Delvinë pretendonte se u skualifikua padrejtësisht nga gara.

Në shtator të 2019-tës kompania “Gjoka Constration” kallëzoi Qaton me pretendimin se janë skualifikaur padrejtësisht. Një tjetër kallëzim ishte edhe ai i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Pas hetimeve të kryera ka rezultuar se, ARSH në kohën që drejtohej nga Qato ka skualifikuar nga gara 6 kompani mes të cilave edhe atë të “Gjoka Construcsion” edhe pse I plotësonte të gjitha kriterët.

Nga auditimi ka rezultuar se nga gara është skualifikuar kompania me ofertën më të ulët duke i shkaktuar një dëm buxhetit të shtetit prej 5 milionë euro.

Lexo më tej: Kardhiq-Delvinë/ Sonila Qato e pandehur për shpërdorim detyre 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI