Flash

Von der Leyen: Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave

Lapsi.al 27 October 2022
Von der Leyen: Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ndodhet në një vizitë zyrtare në Kosovë. Pas takimit që ka zhvilluar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, Leyen ka deklaruar se Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizmin e vizave.

“Kosova i ka plotësuar të gjitha standardet e nevojshme. Këtë e kemi thënë në vitin 2018, e kemi përsëritur dhe para disa javësh dhe gjithashtu në aspektin teknik, për liberalizimin e vizave janë plotësuar të gjitha kriteret. Komisioni është plotësisht në anën tuaj, do të bëjmë çmos që ta bindim të gjithë Këshillin që kjo temë të adresohet shumë shpejt në mënyrë konstruktive” tha Von der Leyen.

Më tej, presidentja e Komisionit Europian, tha se Europa nuk është e plotë pa Kosovën. Sipas saj vendi i Kosovës është në Bashkimin Europian.

“Vendi i Kosovës është në Bashkimin Europian. Jam shumë e bindur për këtë dhe këtë ju po e dëshmoni çdo ditë. Gjithmonë do ta them, Europa nuk është e plotë pa Kosovën. Kjo është shumë e qartë. Me luftën e Rusisë dhe Ukrainës, marrëdhëniet tona me partnerët në Ballkanin Perëndimor janë më të forta. Ju siguroj që Bashkimi Europian është i përkushtuar më shumë se kurrë në procesin e zgjerimit”-tha Von der Leyen.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI