Flash

Zhang, takim vendimtar me stafin e Skriniar për rinovimin: Inter arrin deri në 6,5 milionë euro në vit

Lapsi.al 27 October 2022
Zhang, takim vendimtar me stafin e Skriniar për rinovimin: Inter arrin deri

“Ai e di se sa duam që të qendrojë”, me këto fjalë Steven Zhang i dërgoi një mesazh të fortë e të qartë Milan Skriniar. Nyja është gjithmonë ajo e rinovimit të kontratës që përfundon në qershor 2023. Sigurisht me një rritje të dukshme të pagës. Vullneti i Interit, i konfirmuar edhe një herë nga presidenti, është ta mbajë mbrojtësin sllovak për një kohë të gjatë. Siç u dëshmua tashmë në seancën e fundit të merkatos, kur u refuzuan avancimet këmbëngulëse të PSG-së. Sot është një ditë vendimtare me drejtuesit e zikaltërve që do të takohen me stafin e Skriniar.

Lexo më tej: Al Khelaifi i tërbuar me Interin: “S’ka problem, do e marrim Skriniar me parametër zero”

Si Marotta ashtu edhe Zhang janë të bindur se do të hedhin në tryezë një ofertë prej 6.5 milionë eurosh. Gati dyfishi i 3.8 që merr aktualisht lojtari. Gjashtë milionë e gjysmë është edhe kufiri i pagës te Inter, shumë e njëjtë me atë që merr Lautaro Martinez. Zikaltrit shpresojnë për një marrëveshje të shpejtë sepse PSG është ende e frikshme. Parisienët në verë kishin arritur të ofronin 9 milionë euro dhe në shkurt mund ta rrisin akoma shifrën nëse Skriniar ikën me paramketër zero. Shifra që Interi nuk mund t'i përballojë dhe për këtë arsye edhe Marotta do të duhet të mbështetet në lidhjen që Skriniar ka me fanellën.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI