Flash

50 mln lekë, 38 makina e drogë, detaje nga operacioni në Korçë me 23 të arrestuar (VIDEO)

Lapsi.al 28 October 2022
50 mln lekë, 38 makina e drogë, detaje nga operacioni në

Policia e Korçës raportohet se ka kryer një mega operacion të rëndësishme në këtë qytet. Policia raporton se janë arrestuar 23 persona ndërsa, 9 të tjerë janë shpallur në kërkim. Ata rezultojnë të përfshirë në aktivitetin e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve. Më poshtë deklarata e plotë e drejtuesve të policisë Korcë.

Njoftimi i plotë:

Korçë – Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë Drejtues i Parë Gjovalin Loka, së bashku me Prokurorin e Rrethit Gjyqësor Korçë Z. Olger Eminaj, konferencë për shtyp për finalizimin e fazës së dytë të megaoperacionit antidrogë të koduar “Knock Down 2”. Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, një vit më parë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, bazuar në inteligjencën informative për disa grupe kriminale që ushtronin aktivitetin e tyre kriminal në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, bazuar dhe në provat e siguruara kanë regjistruar procedimin penal për këtë qëllim.

Bazuar në provat e sigurura gjatë hetimit proaktiv të regjistruar, sot më datë 28.10.2022, u finalizua faza e dytë e megaopercionit policor të koduar “Knock Down 2”, në kuadër të të cilit u bë ekzekutimi i dhjetra masave të lëshuara nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë. Gjatë fazës së dytë, nga Gjykata janë lëshuar 32 masa sigurie, nga të cilat ditën e sotme strukturat hetimore në bashkëpunim me forcat “Shqiponja” dhe strukturat e rendit në DVP Korçë kanë ekzekutruar 23 masa sigurie “Arrest në burg”, ndërsa 9 persona janë shpallur në kërkim, e konkretisht:

R. M., 31 vjeç; E.Ç., 33 vjeç; M. T., 30 vjeç; P. K., 32 vjeç; K.N 22 vjeç., L. S., 32 vjeç; J. Xh., 26 vjeç; D. G., 35 vjeç; M. S., 24 vjeç; E. R., 44 vjeç; A. T., 45 vjeç; B. M; 18 vjeç; R. A 18 vjeç; L. S., 18 vjeç; E. H., 21 vjeç; A. B., 19 vjeç; K. S., 21 vjeç; I. P., 28 vjeç; D. Z., 36 vjeç; D. S., 22 vjeç; R.T., 37 vjeç; V. H., 28 vjeç, banues në Korçë dhe A. O., 35 vjeç, banues në Pogradec.

Janë shpallur në kërkim 9 shtetas dhe po punohet për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Në të dyja fazat e operacionit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– 700 gramë kokainë e ndarë në doza;

– 1 kilogramë kanabis e ndarë në doza;

– 100 gramë heroinë e ndarë në doza;

– një sasi metadoni dhe prekusori;

– 1 armë zjarri tip pistoletë me silenciator;

– 38 automjete;

– 30 aparate celular;

– 5 peshore elektronike;

– 1 radio policie;

– një sasi rreth 50 milionë lekë, euro, dollarë dhe paund;

– dokumente të ndryshme identifikimi të dyshuara të falsifikuara për shtetas të ndryshëm.

Në kuadër të të dy fazave të operacionit, janë proceduar penalisht 197 persona, nga të cilët 54 janë arrestuar, 16 janë shpallur në kërkim dhe vijon hetimi për 127 persona të tjerë.

Nga hetimet ka rezultuar se personat e mësipërm, vepronin në formën e grupeve të strukturuara kriminale, të cilët siguronin nga rrethet Tiranë, Fier, Durrës dhe Elbasan droga të forta, kokainë e heroinë, si dhe cannabis dhe i shpërndanin në qytetin e Korçës.

Në vijim të këtij operacioni vijon puna operative-gjurmuese e proceduriale për dokumentimin ligjor të veprimtarisë kriminale në ngarkim të shumë personave të tjerë të implikuar në këtë lloj veprimtarie kriminale, për të cilët priten arrestime në ditët në vijim.

Po në kuadër të këtij procedimi në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale dhe Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Elbasan, Durrës e Fier, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë po bashkërendohet puna për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Theksojmë faktin, se strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, janë duke punuar për finalizminin e një sërë procedimeve penale që aktualisht janë në ndjekje për goditjen e veprimtarisë kriminale në këtë qark.

Sigurojmë qytetarët se Shërbimet e Policisë që operojnë në qarkun Korçë, janë tërësisht të angazhuara për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmërinë në cilëndo fushë që ajo shfaqet, krimin në përgjithshësi dhe krimin e organizuar në veçanti dhe në këtë kuadër ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë akoma më shumë me Policinë, pasi bashkarisht ndërtojmë një të ardhme më të sigurt”.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI