Flash

Berisha-Ramës: Jep dorëheqjen, mos prit protestën

Lapsi.al 28 October 2022
Berisha-Ramës: Jep dorëheqjen, mos prit protestën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se Shqipëria po zien nga revolta e qytetarëve. Në takimin e përjavshëm me gazetarët, Berisha tha se shqiptarët janë të bindur se protestat janë e vetmja rrugë për largimin e Edi Ramës dhe korrupsionit të tij qeveritar. Ndër të tjera, Berisha i kërkoi kreut të qeverisë të japë dorëheqjen e të mos presë protestat e shqiptarëve.

“Bizneset e vogla të cilat presin në ankth të madh të madh të nesërmen për shkak të lukunisë së taksidarëve. Po zien në çdo familje shqiptare për shkak të çmimeve të papërballueshme të produkteve bazë të jetesës. Zien tek çdo i ri që sheh tek Edi Rama një shpresëvrasës dhe ëndërvrasës, po zien tek çdo pensionist që qan me lotët e mjerimit pasi nuk siguron dot kafshatën me pensionin e tij. Po zien tek qindra mijëra rrogëtarë në këtë vend, të cilët me pagën mizerabël që marrin nuk përballojë dot as gjysmën e muajit. Mijëra policë dhe ushtarakë kanë paraqitur dorëheqjen. 2500 policë kanë dorëzuar dorëheqjen dhe Çuçi i familjes fsheh realitetin. Gjysma e ushtarëve profesionistë kanë dorëzuar dorëheqjen dhe mbahen me detyrim për shkak të kontratës. Gjendja është alarmante, siguria është në shkallën më të ulët.

Uria, dhuna, skamja po detyrojnë shqiptarët të braktisin mashizvisht vendin e tyre. Shqiptarët kanë bindjen e thellë se vetëm protestat e fuqishme për largimin e këtij njeriu që urren të rinjtë dhe qytetarët është zgjidhja më emergjente. Rama ka humbur çdo lloj lidhjeje dhe ndjeshmërie me këtë vend”, tha Berisha.

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Vijojnë koha me diell

Territori Shqiptar gjatë paradites do të vijojë nën dominimin e motit të kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta, por me alternime kthjellimesh dhe vranësirash p...

07:17

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI