Flash

Gabimi që shkaktoi Covid-19/ Del raporti i ekspertëve amerikanë

Lapsi.al 28 October 2022
Gabimi që shkaktoi Covid-19/ Del raporti i ekspertëve amerikanë

Një rrjedhje virusi nga laboratori i Wuhan? Sipas një raporti të paraqitur në Senatin amerikan, ka "prova thelbësore" që pandemia Covid-19 u shkaktua prej një gabimi në fushën e kërkimeve shkencore. Ende nuk ka prova për një shkak natyral të transmetimit të virusit.

Dyshimi rritet nga ngurrimi i Kinës për të bashkëpunuar apo për të hapur Institutin e Virologjisë në Wuhan. Në raport mbështetet teza e një "rrjedhjeje patogjene" prej këtij laboratori.

Anëtarët republikanë të Komisionit Shëndetësor të Senatit kanë shqyrtuar qindra studime mbi origjinën e Covid. Ata kanë intervistuar edhe dhjetëra ekspertë. “Duket e arsyeshme të konkludohet se pandemia Covid-19 ishte me shumë mundësi rezultat i një incidenti të lidhur me kërkimet”. Ekpertët theksuan megjithatë mungesën e "provave kritike" që tregonin se virusi kaloi natyrshëm nga kafshët te njerëzit.

Raporti pranon se informacioni thelbësor për origjinën e vërtetë ende mungon. Pyetjet për Institutin e Virologjisë në Wuhan, vetëm 8 milje larg tregut, mbetën pa përgjigje. Republikanët argumentojnë se mostrat e Covid të mbledhura nga tregu janë shumë të ngjashme me virusin e parë tek njerëzit.

Raporti zbuloi se kishte pasur të paktën 6 incidente të lidhura me kërkimet që përfshinin Covid në laboratorët e biosigurisë në Kinë, Tajvan dhe Singapor. Janë gabime njerëzore, dështime mekanike, kafshime ose arratisje kafshësh, trajnime joadekuate apo financim i pamjaftueshëm.

Nuk përjashtohet as presioni për rezultate mund të kenë shkaktuar lëshimin e patogjenëve virulentë, të aftë të infektojnë kafshët. Covid ka infektuar deri tani mbi 634 milionë njerëz në botë. Mbi 6 milion e 590 mijë kanë humbur jetën. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Sunak zhvillon bisedën e parë me Macron

Kryeministri i ri i Britanisë Rishi Sunak dhe presidenti francez Emmanuel Macron diskutuan çështjen e emigrantëve klandestinë që kalojnë nëpërmjet kanalit të La...

15:30

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI