Flash

“Hajde bir kur*e”/ Del video e shqiptarit që ekzekuton marokenin në Milano

Lapsi.al 28 October 2022
“Hajde bir kur*e”/ Del video e shqiptarit që ekzekuton

Nga ora 22:45 deri në 23:28. Gjithçka ndodhi në 43 minuta. Kjo është ajo që duket në video nga ekzekutimi i Abderrahim El Kharmoudi, 45-vjeçarit me origjinë marokene prej shqiptarit të njohur si "Aldo".

Ai mori 2 plumba nga një armë zjarri mbrëmjen e së dielës. Ngjarja ndodhi jashtë një lokali në Cornaredo, një provincë e Milanos në Itali.

Gjithçka nisi pas një sherri me një grua. Për të rindërtuar atë mbrëmje të çmendur gjaku, dhune dhe hakmarrjeje është arrestuar tashmë një person i dyshuar për krimin. Në pranga ka rënë një 21-vjeçar shqiptar, i dënuar më herët, i njohur në fshat me emrin “Aldo”.

Si ndodhi ngjarja

Një telefonatë mbërriti në polici në orën 23:30. Ajo raportoi 3 të shtëna armësh në Piazza Libertà. Kur policia mbërriti atje e pa lokalin të mbyllur. Zakonisht ai është i hapur deri në orët e vona të natës.

Karabinierët nuk gjetën as të plagosur e as sulmues. Por 500 metra më tej, në via Varese, ishte një Volkswagen Polo i bardhë. Brenda tij ndodhej 45-vjeçari maroken që po vdiste me një çelës në dorë.

Falë rrëfimeve të dëshmitarëve dhe imazheve të kamerave të lokalit dhe rrugëve përreth hetuesit mundën të rindërtonin atë që kishte ndodhur. Takimi i parë mes Abderrahim El Kharmoudi dhe “Aldos” ndodh në orën 22.45. Shqiptari ishte në shoqërinë e një shoku dhe të dashurës.

Pas disa debateve dhe kërcënimeve mes tyre 45-vjeçari u largua me makinë, por u kthye më vonë. Ai hyri në lokal dhe shkoi direkt tek e dashura e shqiptarit. “Aldo” kthehet pas pak çastesh me një motor skuter.

El Kharmoudi i afrohet disa herë vajzës duke e kërcënuar atë. Ajo mbrohet nga 3 të rinj të tjerë të pranishëm në dhomë. Ai i bërtet asaj dhe ngre duart si për ta goditur me shuplakë. Më pas godet një kosh plehrash përpara se të kthehet dhe të niset për të dalë.

LEXO EDHE: Përgjimet për mafiozin shqiptar zbuluan vrasjen në Romë

Në këtë moment ai goditet me 2 plumba nga një armë që nuk është gjetur ende. Dikush, ndoshta 21-vjeçari, bërtet: "Hajde këtu bir i kurvës! Ku po shkon?". Edhe një nga dëshmitarët duket se thotë: "Kështu mësoni si të respektoni gratë".

45-vjeçari i plagosur arrin të shkojë deri tek makina. Bën disa metra me të dhe më pas humb ndjenjat. Ndërsa “Aldo” dhe e dashura e tij kthehen në shtëpi. Disa orë më vonë nisen më një makinë Audi nga një “xhaxha” i “Aldos”.

Karabinierët zbuluan se po atë natë ata u larguan së bashku për në Bruksel nëpërmjet Zvicrës. Arratisja e tyre shumë e shkurtër përfundoi pasditen e së mërkurës kur “Aldo” u vendos në pranga. Fillimisht ai u paraqit para karabinierëve. Më pas doli para prokurorit, por vendosi të mos u përgjigjet pyetjeve. Megjithtë hetuesit thonë se kanë zbuluar tashmë gjithçka. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI