Flash

Pasojat që do të sjell libri i Princ Harry

Lapsi.al 28 October 2022
Pasojat që do të sjell libri i Princ Harry

Pasojat që do të vinë nga libri i Princ Harry do të jenë katastrofike, sipas një eksperti,

“Pasojat e kësaj do të jenë të gjera. Do  të jenë shumë shkatërruese,” tha autori mbretëror Richard Fitzwilliams për Daily Mail.

Sipas Fitzwilliams, titulli, 'Spare' është "sensativ" dhe "nënkupton se Harry nuk u vlerësua. Ai  beson se e ka shumë të shqetësuar në Pallatin e Buckinghamit, veçanërisht pasi këta janë muajt e parë të mbretërimit të mbretit Charles".

“Padyshim që do të ketë intervista, serializime dhe spekulime të pafundme rreth këtij libri me kujtime”, shtoi Fitzwilliams Mark Borkowski, një  ekspert i publicitetit, i bëri jehonë ndjenjave të Fitzwilliams. Ai parashikoi se "dëmi për familjen mbretërore do të jetë i madh".

"Hakmarrja e Charles mund të përfshijë mosdhënien e fëmijëve të tyre titujt e princit dhe princeshës. Madje edhe tërheqjen e titujve të tyre të Dukës dhe Dukeshës së Sussex," u shpreh Borkowski.

Mark gjithashtu ra dakord se familja mbretërore ka të ngjarë të ketë "një Krishtlindje nervoze". "Për mbretin e ri, që ende planifikon kurorëzimin e tij, kjo nuk mund të kishte ardhur në një kohë më të keqe."

Është raportuar gjithashtu se Charles do ta ndalojë Harry-n nga kurorëzimi i tij nëse libri është kritik ndaj Queen Consort Camilla.“Është një gjë për Harry-n të sulmojë Çarlsin. Ai mund ta përballojë. Por, nëse Harry e detyron atë të zgjedhë. Nëse ai sulmon Camilla në librin e tij, nuk kam dyshim se do të zgjedhë Camilla-n,” tha një tjetër burim./Lapsi.al

Të këshilluara

Katy Perry reagon ndaj videos së saj virale

Katy Perry ka reaguar së fundmi ndaj videos së saj virale. Katy tha se defekti i saj në sy gjatë performancës së saj në Las Vegas nuk ishte gjë tjetër veçse një...

10:47

Rihanna publikon këngën 'Lift Me Up'

Rihanna ka publikuar së fundmi këngën e saj të re "Lift Me Up". "Më ngri lart/Më mbaj poshtë/Më mbaj afër/I sigurt ," këndon Rihanna. Kënga  shërben si një h...

09:43

Rihanna rikthehet në tapetin e kuq

Rihanna solli në jetë fëmijën e saj të parë në maj të këtij viti. Që atëherë, ne kemi pritur me padurim rikthimin e këngëtares në jetën publike, sepse duhet thë...

18:42

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI