Flash

Zhvillonin në mënyrë të paligjshme aktivitetin e lojërave të fatit, arrestohen dy persona

Lapsi.al 28 October 2022
Zhvillonin në mënyrë të paligjshme aktivitetin e

Vijon operacioni për kontrollin dhe ndalimin e lojërave të paligjshme të fatit në Shqipëri.

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të paligjshmërisë së lojërave të fatit në Tiranë, duke vënë në pranga dy persona, ndërsa një i tretë po ndiqet penalisht për shkak se nuk pranoi t’i ushtrohej kontrolli fizik.

Njoftimi i policisë:

Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, një rast i veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”.

Vihen në pranga 2 shtetas që vinin baste sportive, nëpërmjet aparateve celulare.

Sekuestrohen 2 aparatet celulare që përdornin këta shtetas. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e lojërave të fatit, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe në ambiente të ndryshme, të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara. Si rezultat i kontrolleve është evidentuar dhe goditur 1 rast i kësaj veprimtarie.  

Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Xh. N., 28 vjeç dhe M. A., 38 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke vendosur baste sportive, nëpërmjet aparateve celulare.

Gjithashtu, ka nisur procedimi penal për shtetasin E. Ç., 32 vjeç, pasi nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për kontroll fizik.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI