Flash

Elon Musk dhe Kanye West bashkë kundra të gjithëve

Lapsi.al 29 October 2022
Elon Musk dhe Kanye West bashkë kundra të gjithëve

Kanye West është rikthyer në platformën “Twitter” disa kohë pasi u ndalua për shkak të komenteve të tij antisimetike ndaj hebrenjve.

Ky rikthim i tij vjen pasi Elon Musk bleu zyrtarisht platformën online. Me mbylljen e marrëveshjes nga manjati i teknologjisë, reperit i është kthyer “fjala e lirë” në Twitter.

Reperi 45 vjeçar, tronditi fansat kur shkroi në Twitter më 9 tetor: ” Unë jam pak i përgjumur sonte, por kur të zgjohem do të vras 3 për njerëzit hebrenj.”

Kanye më pas në një intervistë me Piers Morgan më 19 tetor i bindur u shpreh se ai ‘absolutisht’ nuk pendohet për komentet e tij antisemitike.

Ndërsa kujtojmë që gjatë fjalës së tij, Elon Musk u shpreh se e bleu Twitter-in jo për të fituar para, por për të ardhmen e qytetërimit.

“Arsyeja pse bleva Twitter-in është sepse ka rëndësi për të ardhmen e qytetërimit që të ketë një shesh qyteti dixhital të përbashkët, ku mund të debatohet për një gamë të gjerë bindjesh në mënyrë të shëndetshme, pa dhunë”, shkroi Musk pas mbylljes së marrëveshjes.

“Aktualisht ekziston një rrezik i madh që mediat sociale të ndahen në tabore të krahut të djathtë dhe të ekstremit të majtë që gjenerojnë më shumë urrejtje dhe përçajnë shoqërinë tonë”, shtoi ai.

Të këshilluara

Divorc edhe për Tom Brady me Gisele Bündchen

Tom Brady dhe Gisele Bündchen planifikojnë të bëjnë kërkesë për divorc të premten, konfirmon Page Six. Çifti kanë arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund ma...

20:01

Pique viziton Shakirën

Ndërkohë që Gerard Pique dhe Shakira vazhdojnë me gjyqin e ndarjes dhe luftojnë për kujdestarinë e fëmijëve të tyre, futbollisti i Barcelonës ka vizituar shtëpi...

16:45

Pasojat që do të sjell libri i Princ Harry

Pasojat që do të vinë nga libri i Princ Harry do të jenë katastrofike, sipas një eksperti, “Pasojat e kësaj do të jenë të gjera. Do  të jenë shumë shkatërrue...

11:50

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI