Flash

Laçi fitorja e dytë radhazi, Dajsinani pret penalltinë në të 96' dhe fundos Teutën: "Duket që është moment i keq"

Lapsi.al 29 October 2022
Laçi fitorja e dytë radhazi, Dajsinani pret penalltinë në

Në fund, triumfi është i gjithi meritë e tij. Dajsinani priti një penallti ndaj Hebaj në minutën e gjashtë shtesë, duke ruajtur fitoren 0-1 të Laçit përballë Teutës. Fitorja e dytë radhazi e Vukicevic, për herë të parë në këtë kampionat. Suksesi i dytë radhazi i Lacit në transfertë, ndërsa zhytet edhe më keq Teuta në “Niko Dovana”.

Kurbinasit goditën dy herë traversën gjatë ndeshjes, përpara se të zgjidhnin cështjen me golin e Spahiut në pjesën e dytë. Teuta reagoi dhe fillimisht humbi një rast me portën bosh, pastaj në minutën e 6 shtesë pati mundëinë ideale. VAR sinjalizoi penallti, por Hebaj dështoi përballë portierit Dajsinani, për lumturinë e malazezit Vukicevic: “Kemi luajtur një pjesë të parë shumë të mirë - tha tekniku i Laçit -. Teuta kishte vetëm një rast nga një faull dhe asgjë më shumë. Ne kishim dy raste me Adeleken dhe një faull me Mazrekajn. Pjesën e dytë shënuam dhe dihet që kjo gjë ndryshon ndeshje. Kemi luftuar deri në momentin e fundit. Dajsinani është lojtari jonë. Ne jemi me fat që ndaluam një penallti në fund dhe ajo na dha fitoren sot. Me dy fitore jashtë shtëpisë jemi shumë të lumtur. Dy ndeshje që nuk kemi pësuar".

Një rikthim në renditje për kurbinasit, që tani largohen nga zona e rënies, me 11 pikë, edhe pse nga vendi i dytë vetëm 5 pikë është distanca: "E kam thënë që me ndeshjen me Tiranën se ky ekip do ndryshojë. E shikoj se si stërviten. Kemi pasur probleme në fillim. Nuk ishim mirë fizikisht. Një ekip me shumë lojtarë të rinj. Isha i sigurt që na duhej pak kohë për të bërë një ekip të mirë. dhe tani ekipi është shumë i bashkuar. Jemi shumë të organizuar dhe s’kemi asnjë problem. Problemi jonë i vetëm janë pikët, por nëse vazhdojmë kështu shpresoj shumë të jemi aty".

JUSTIFIKIMI I SHKËMBIT

Më keq nuk mund të shkojë për Teutën, në vendin e fundit dhe katër pikë nga zona e shpëtimit: “Keqardhje - tha Bledi Shkëmbi -. Para penalltisë humbëm një rast të pastër, me portën bosh, portieri ishte në tokë. Kishim mundësinë me penalltinë, nuk e shënuam. Duket që është moment i keq. Patjetër që duhet të ngrihemi nga ana psikologjike dhe duhet të kemi besim që të shënojmë dhe të fitojmë një ndeshje". Ajo që është më shqetësuese është brishtësia difensive me 11 gola të pësuar vetëm në tre ndeshjet e fundit.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI