Flash

Menaxhimi i monumenteve/ Raporti: 122 nuk ekzistojnë, po kaq janë shkatërruar

Lapsi.al 29 October 2022
Menaxhimi i monumenteve/ Raporti: 122 nuk ekzistojnë, po kaq janë

Të paktën 122 monumente nuk ekzistojnë më në vendin tonë dhe po kaq është numri i atyre që janë shkatërruar plotësisht. Një raport auditimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit me tematikën e menaxhimit të monumenteve të kulturës ndalet pikërisht në këtë aspekt. Ai vë theksin te nevoja për ndërhyrje në të tjerë monumente për t’i kthyer ato në gjendje më të mirë.

““Institucionet përgjegjëse për menaxhimin e monumenteve të kulturës nuk e kanë orientuar veprimtarinë e tyre në mënyrë efektive, me qëllimin final, mbrojtjen, miradministrimin, inventarizimin dhe vlerësimin e monumenteve në vendin tonë, me rezultatin e vetëm që 122 monumente nuk ekzistojnë, 122 monumente janë plotësisht të shkatërruara, 884 monumente në gjendje të pranueshme por kanë nevojë për restaurim, 745 objekte në gjendje të mirë dhe në nevojë për një mirëmbajtje të vazhdueshme, 98 objekte të tjetërsuara, si dhe 15 objekte pa kartelë.” vlerëson KLSH.

Duke u ndalur në këtë problematikë, audituesit nënvizojnë se kjo situatë është shkaktuar edhe nga një programim joefektiv i burimeve njerëzore dhe financiare në territor, sidomos sa i takon institucioneve të specializuara të ngarkuara me mbrojtjen dhe administrimin e këtyre monumenteve. Të njëjtën përgjegjësi adresohet se mban edhe Ministria e Kulturës, e cila qëndron në krye të tyre.

“Nga ana tjetër, Ministria e Kulturës, si institucion politikëbërës nuk është angazhuar maksimalisht në hartimin dhe miratimin e akteve nënligjore në zbatim të ligjit për trashëgiminë kulturore, duke lënë sistemin kombëtar për kujdesin ndaj trashëgimisë kulturore pa Inspektoriat, çka do të thotë, pa pasur në dorë mundësinë e ndëshkimit ndaj atyre që abuzojnë, shkatërrojnë apo tjetërsojnë monumentet e kulturës” thuhet në auditim.

Mungesë e planeve

Kontrolli i Lartë i Shtetit nënvizon se situata ka ardhur në mungesë të planeve (dokumenteve të planifikimit) të cilat duhet të harmonizojnë politikat makro të Ministrisë së Kulturës me politikat e institucioneve të tjera në nivel qendror dhe vendor.

Ndërhyrjet, sipas këtij institucioni në monumentet e kulturës, kanë qenë masive dhe të natyrave e varieteteve të ndryshme si për shembull, ndërtime të paautorizuara, zbatim projektesh në mos plotësim të kërkesave ligjore, pamundësia për të ndëshkuar shkelësit e ligjit, bashkëpunimi i ulët ndërinstitucional, sidomos me institucionet e vetëqeverisjes vendore etj.

“Në këtë situatë nevojitet një ndërhyrje e vendosur dhe e koordinuar për të shpëtuar atë çka ka mbetur nga pasuria jonë kombëtare” përmbyllin audituesit./ MONITOR

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI