Flash

Ndahet nga jeta në moshën 71-vjeçare aktori i mirënjohur i teatrit Enver Hyseni

Lapsi.al 29 October 2022
Ndahet nga jeta në moshën 71-vjeçare aktori i mirënjohur i

Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar Enver Hyseni në moshën 71-vjeçare. Lajmin e hidhur të vdekjes së tij e ka bërë të ditur Teatri Migjeni Shkodër. Homazhet zhvillohen nesër me datë 30 tetor nga ora 10-12, në hollin e teatrit “ Migjeni”.

Kush ishte Enver Hyseni 

Enver Hyseni lindi në Shkodër më 1 Gusht 1951. Ai studio në Institutin e Lartë të Arteve për një periudhë të shkurtë (1973-1974) duke i nderprere ato për arsye ekonomike. Më 1975 nisi punën në Teatrin “Migjeni” të Shkodrës.

Në këtë periudhë dyzetvjeçare ai luajti më shumë se gjashtëdhjetë role në teatër e katër në filma. Ai punoi me regjisorë si Serafin Fanko dhe u pikasi për role karakteresh.

Zëri tipik dhe plastika e brendshme e bënë një aktor krejtësisht të veçantë dhe interesant. Profili i tij artistik ka qenë zakonisht i formuar për të luajtur role pozitive të karakterit fshtar-malësor. Ishin keto rolet që ai shprehej më shumë emocione. Ka krijuar njerëz të mirë dhe që kanë një shpirt shumë të pastër, janë të vendosur për atë që duan të bëjnë. Ne keto personazhe nuk ka qene ata heronjtë me shpatë në dorë.

Enver Hysenin e kujtojme ne te shkuaren ne dramat “Baca e Gjetjave”; “Ceshtja e Blertes”; apo edhe tek filmi televiziv “Flaka e maleve” .

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI