Flash

Nesër rikthehet ora dimërore, akrepat kthehen një orë pas

Lapsi.al 29 October 2022
Nesër rikthehet ora dimërore, akrepat kthehen një orë pas

Në 3 të mëngjesit, akrepat e orës do të kthehen një orë pas. Këtij ndyshimi i nënshtrohemi dy herë në vit. Pak vjet më parë, Komisioni Europian propozoi një ndryshim ligjor që do t’i jepte fund të ndryshimit të orës mes verës dhe dimrit. Në media, nisma u përshkrua asokohe si një mundësi e rralle që perralla e verës së zgjatur të bëhej realitet. Sondazhet treguan qartë se shumë europianë e konsideronin këtë një ide të mrekullueshme.

“Bruksel, ki mëshirë” ishte një titull bombastik që tregonte gati lutje për të mos e ndryshuar më orën verore. Organi ekzekutiv i BE-së ia la në dorë qeverive në mbarë bllokun për të rënë dakord nëse do të përdorin përgjithmonë kohën e verës apo atë të dimrit, dhe dakortësia nuk u gjend. Së fundi, ishte Maqedonia e Veriut që u tundua nga ideja e mosndryshimit të orës. Ministria e Ekonomisë u ngarkua të bënte të gjitha analizat e nevojshme për të parë nëse do të ishte e mundur kursimi i energjisë elektrike po te mbetej llogaritja verore. Megjithatë, qeveria ne Shkup vendosi të mbajë në fuqi sistemin aktual.

Hulumtime të shumta kanë bërë të qartë se ndryshimi i orës në ritmin brenda gjashtë muajve nuk rezulton në fakt në atë që premton. Kursimi i energjisë, sipas Komisionit të BE-së është minimal. Në vend të kësaj, kjo ndërhyrje influencon në bioritmin e qytetarëve duke shkaktuar rregullisht shqetësime në gjumë, acarim dhe probleme me përqendrimin.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI