Flash

Plagosi rëndë bashkëfshatarin, lirohet ish-drejtori i OSHEE në Mirditë

Lapsi.al 29 October 2022
Plagosi rëndë bashkëfshatarin, lirohet ish-drejtori i OSHEE

Ish-Drejtori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Mirditë, Altin Nikolli, është liruar nga qelia. Ai u arrestua në muajin qershor të këtij viti për plagosje të rëndë me dashje, Gjykata e Lezhës vendosi ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, por me ndryshimin e akuzës nga Prokuroria nga “Plagosje e rëndë me dashje” në “plagosje ne kufijtë e vetëmbrojtjes”, ndryshoi edhe masa e sigurisë. Kjo pasi nga hetimet ka rezultuar ai ka qëlluar me sende të forta për vetëmbrojtje.

Nikolli u arrestua me 16 qershor me kërkesë të prokurorisë së Lezhës. Ai u përfshi në konflikt me një bashkëfshatar të tij në zonën e Fanit në Mirditë. Konflikti mes tyre mësohet të ketë ndodhur për çështje pronësie. Nikolli i kishte kërkuar bashkëfshatarit të tij që mos të kulloste bagëtitë në një zonë të pyllëzuar pranë fshatit të tyre. Kjo kishte shkaktuar pakënaqësi dhe debate. Konflikti verbal rezultoi në përplasje të ashpër fizike mes tyre.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI